Një 59-vjeçar, banues në Elbasan, është arrestuar nga Policia gjatë fundjavës, pasi dyshohet se tentonte të krijonte kontakte me të mitur me qëllim kryerjen e marrëdhënieve seksuale.
Sipas burimeve jozyrtare, ndaj 59-vjeçarit rëndon dyshimi për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, mbetur në tentativë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se 59-vjeçari siguronte numrat e telefonit të të miturve përmes mashtrimit dhe joshjes. Më pas, ai komunikonte me ta dhe i ftonte për takime, fillimisht në ambiente publike, si kafene, dhe më tej edhe në banesë.
Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Hetuesit po punojnë gjithashtu për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.





