Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, ka uruar përmes një postimi në “Twitter” kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë shqiptare për marrjen e detyrës pas betimit në Presidencë ditën e sotme.
Me një postim në Twitter, ai shkruan se dialogu konstruktiv politik është çelësi i forte i koordinimit për në Bashkimin Europian.
Varhelyi shkruan në mesazhin e urimit se mezi pret të filloj punën me qeverinë e re për integrimin e Shqipërisë në BE dhe thekson se shtetit i së drejtës duhet të jetë në rendin e ditës së kësaj mazhorance.
“Urime Edi Rama dhe qeveria e Shqipërisë në marrjen e detyrës. Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimet #EU dhe sundimi i ligjit të shfaqen në rendin e ditës. Dialogu konstruktiv politik është çelës i fortë koordinimi për në Bashkimin Europian”- shkruan Varhelyi