12.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Britania fut Shqipërinë në listën e gjelbër/ “Lajm i mirë, Shqipëria bëhet e gjelbër nga 4 tetori”

Ambasadori i ri britanik në vendin tonë, Alastair King-Smith, ka njoftuar përmes një postimi në “Twitter”, futjen e Shqipërisë nga ana e autoriteteve shëndetësore britanike në listën e vendeve të gjelbra.

King-Smith shprehet se me këtë vendim që hyn në fuqi nga 4 tetori, Shqipëria bëhet lehtësisht e aksesueshme për vizitorët që vijnë nga Britania e Madhe.

Gjithashtu ambasadori shprehet se shërbimi diplomatik që ai përfaqëson është në bisedime me ministren e Jashtme. Olta Xhaçka, për të bërë të mundur njohjen e vaksinave që bëhen në Shqipëri, në mënyrë që të hapet dreita jeshile për qytetarët shqiptarë që synojnë të vizitojnë Britaninë e Madhe.

“Lajm i mirë: Shqipëria bëhet e gjelbër nga 4 tetori dhe vizitorët nga Britania e Madhe mund ta vizitojnë më lehtë. Jemi duke diskutuar me ministren e Jashtme olta Xhaçka, si të sigurojmë që vaksinimet e ofruara në Shqipëri mund të njihen në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që vizitorët shqiptarë së shpejti do të përfitojnë gjithashtu”, shkruan ambasadori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...