30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit/ Vihen në pranga dy shtetas, sekuestrohen 2 automjete dhe 4 aparate celular

Policia e Gjirokastrës ka goditur një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar dy shtetas, të cilët janë kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm, si dhe ka sekuestruar dy automjete e 4 aparate celular.

Bëhet fjalë për shtetasit Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë, të cilët u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Sekuestrohen dy automjete dhe 4 aparate celular.

Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit Y. Ç., 52 vjeç dhe S. M., 49 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasit Y. Ç. dhe S. M., u kapën në aksin rrugor Përmet-Tepelenë, në vendin e quajtur Ura e Dragotit, duke transportuar me automjetet tip “Nissan” dhe “Benz”, 13 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjet dhe 4 aparate celular.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...