10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Ministrja Olta Xhaçka zhvillon takim me ambasadoren e SHBA-ve në OKB/ “Diskutuam një sërë çështjesh shumëpalëshe, mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë”

Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-ve në OKB Linda Thomas-Greenfield.

Përmes në mesazhi në rrjetet sociale Xhaçka bën me dije se pati një bisedë të frytshme për një sërë çështjesh. Po ashtu ajo thekson se pritet thellim i bashkëpunimit me partnerin strategjik gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Mesazhi i Ministres Olta Xhaçka

“Takim i shkëlqyer me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB Linda Thomas-Greenfield. Bisedë e frytshme për një sërë çështjesh, në të cilat vendet tona po punojnë ngushtë së bashku. Presim të thellojmë bashkëpunimin me miqtë dhe partnerin tonë strategjik, gjatë mandatit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, 2022 – 2023”.

Ndërsa ambasadorja Linda Thomas-Greenfield është shprehur:

“Shumë e kënaqur që mirëpres sërish ministren e Jashtme të Shqipërisë Olta Xhaçka në Nju-Jork. Ne diskutuam një sërë çështjesh shumëpalëshe, përfshirë Afganistanin, si dhe mandatin e ardhshëm të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku mezi presim të punojmë me partnerin dhe aleatin tonë të ngushtë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...