18.7 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Komiteti Teknik i Ekspertëve njofton se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim

Komiteti Teknik i Ekspertëve gjatë mbledhjes së stome, njoftoi se nuk do të ketë ndryshim masash për 2 javët në vazhdim.

Pra, ora policore do të vijojë të nisë nga ora 23:00 deri në orën 06:00. Gjithashtu, lejohet grumbullimi i qytetarëve deri në 50 vetë dhe në 30 % të kapaciteteve të ambienteve sportive apo kulturore. Mbeten në fuqi masat në hyrjet e daljet nga vendi.

Rakacolli theksoi edhe një herë rëndësinë e vaksinimit, duke e konsideruar atë si armën më të mirë në dorë të qytetarëve. Ndërkaq drejtoresha e ISHP-së Silva Bino tregoi se bashkia me mbulesën më të mirë vaksinale deri më tani është Gjirokastra.

“Nga prezantimet që u pa, situata mbetet relativisht e qëndrueshme. komiteti mendon që të mos ketë ndryshim të masave. Edhe për 2 javë ora policore do të mbetet ajo që kemi rekomanduar. Do të ketë përdorim të masave aty ku kemi rekomanduar,. në qendrat tregtare etj. S’do të ketë grumbullimi i njerëzve më shumë se 50 veta, por në aktivitetet sportive do të realizohen në kapacitete jo më shumë se 30% të këtyre ambienteve. Do të vazhdojë njësoj rregulli i hyrjes së qytetarëve të huaj dhe shqiptarë, do të kërkohet prova e vaksinimit”, tha Rakacolli.

Nga ana e saj, kryetarja e ISHP, Albana Fico, vuri theksin te vaksinimi i qytetarëve, duke iu bëri thirrje kryesisht studentëve dhe të gjithë arsimtarëve, që të vaksinohen sa më parë, meqë pritet edhe hapja e shkollave.

Gjatë kësaj jave ka pasur një rritje të vaksinimit në lidhje me dozat e dyta. Ka pasur edhe një përmirësim në mbulesën vaksinale të bashkive të ndryshme. Bashkia e Durrësit ka dalë nga zona e kuqe. Bashkia që ka mbulesën vaksinale më të mirë, me një dozë 80 për qind dhe dy doza 60 për qind është Gjirokastra, e pasuar nga Delvina, Mirdita, Puka. Ajo çka vihet re është që arsimtarët e shkollave të mesme kanë një mbulesë më të mirë vaksinale, në krahasim me edukatorët dhe pedagogët në universitete. Nuk ka vaksinë që të ketë skaduar dhe të mos jetë përdorur. Ne nuk kemi humbje të vaksinës. Sa i përket punonjësve shëndetësor kemi mbulesë vaksinale të lartë, por kemi akoma nevojë për një rritje të vaksinimit të të gjitha grupmoshat, për të arritur shifrën 95 për qind”, tha Bino

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...