24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Me shpejtësi skëterrë, gjoba dhe pezullim patentash edhe mbrëmjen e të shtunës në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan

Gjoba dhe pezullim patentash edhe mbrëmjen e të shtunës gjatë kontrolleve të policisë me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan.

Disa drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri 161 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

Kontrollet kanë evidentuar gjithashtu 9 shoferë të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.44 mg/l dhe që iu është pezulluar leja e drejtimit.

Si dhe janë vendosur 13 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Njoftimi i Policisë

Vijon kontrolli me radar 📸, në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan – Tiranë, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë mbi normat e lejuara dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit me alkooltestues📟, për të evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo më keq akoma në gjendje të dehur.
Si rezultat i kontrollit permanent, janë evidentuar nga kontrolli me radar në rrugën interurbane Tiranë – Elbasan, 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 130 km/h deri 161 km/h, të cilëve iu pezullua leja e drejtimit nga 1 deri në 3 muaj dhe masë administrative nga 7.000 deri në 20.000 lekë të rinj.

14 masa administrative nga 2.000 deri në 4.000 lekë të rinj për shpejtësi mbi normat e lejuara, që varionte nga 116 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkooltestuesit dhe si rezultat janë evidentuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 9 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin 🚘 nën efektin e alkoolit 🥃, në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.44 mg/l.
Si dhe janë vendosur 13 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj secila për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, por pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e profesional.
#MosUbejStatistikë📉
#RregullKujdesDurimDestinacion🏡
#NeJemiAtyPërSigurinëTuaj🚔

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...