30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Tensionet në Veri të Kosovës/ Von der Leyen: “Që të ç’tensionohet situata, të vijohet me dialog, janë çështje që duhet të ivnestohet shumë”

Presidentja e KE, Von der Leyen ka komentuar nga Prishtina situatën e tensionuar në Veri të kosovës.

Ajo tha se dialogu është mënyra më e mirë për të zgjidhur konfliktin dhe duhet të shkohet drejt miqësisë, bashkëpunimit e pajtimit.

Von der Leyen kujtoi se vetë vjen nga një vend i cili shkaktoi Luftën e Dytë Botërore dhe Holokaustin, por dhe vetë BE nisi si bashkëpunim tregtar.

‘’Së pari, çështja që po i shohim aktualishtnë kufi, më lejoni të reflektoj së pari rreth kësaj. Ndërsa ne flasim këtu, negociatorët janë në Bruksel, shpresoj që kanë mandate të qëndrueshëm për të negociuar, mënyra më e mirë për të zgjidhur problemet.

Në përgjithësi jam e bindur që të ç’tensionohet situata, të vijohet me dialog. Unë vij nga një vend, nga BE, që të dyja me përvojë mbi 70 vjeç se çfarë nënkupton shkapërsimi

VIj nga një vend që është përgjegjëse për Holokaustin dhe që shkaktoi Luftën e Dytë Botërore. Ne kemi filluar me tregëtinë, çelikun, thengjillin në BE.

Kjo na ka sjellë në një process që përkundër gjithë vështirësive të kaluara, që duhet të kujtohen, pasi janë shenja paralajmëruese, por edhe i respektojmë jetët e atyre që janë humbur. Vështrimin nga e ardhmja, në një mënyrë që nga miqësia e bashkëpunimi të kalojmë tek vështirësia. Duhet pajtim. Pse po e adresoj?

Këto janë çështje të kohës që duhet të ivnestohet shumë, e di që ka padurim për të ecur përpara, e respektoj shumë, është shenjë e mrekullueshme. Ta marrim padurim dhe ta çojmë në konstrukt të punës për të ardhmen. Është me rëndësi që të kemi ëndrra. Në jetën time politike gjithmonë kam pasur ëndrra. Përvoja ime është që, nëse bëni ndryshim në mënyrë eefktive ecni përpara.

Unë ndaj ëndrrat me rajonin, jam mbështetëse e flaktë e zgjerimit. Dua që Ballkani Perëndimor të rreshtohet me ne. Kjo është ëndërr, ja vlen barra qiranë. Gjithçka ka nisur me ëndërr. Prandaj jam këtu. Dua t’ju dëgjoj, të mësoj më shumë, që javën e ardhshme të kemi një gur themel të qëndrueshëm që të vijojmë të punojmë. ‘’- tha Ursula von der Leyen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Divjaka bashki!”/ Protesta e banorëve hyn në ditën e 25-të: “Nesër edhe më shumë!”

0
Protesta e banorëve të Divjakës ka hyrë këtë të hënë në ditën e 25-të, ndërsa qytetarët vijojnë të kundërshtojnë reformën e re administrative të...

E rëndë në Lushnje, 45-vjeçari vrau nënën 80-vjeçare me sëpatë dhe plagosi rëndë babanë

0
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnje, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka vrarë nënën e tij dhe...

Dyshohet se vrau të dy prindërit brenda banesës, djali largohet me automjet – policia...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të hëne fshatin Zhym, në Njësinë Administrative Krutje, në Lushnje, ku një djalë dyshohet se...

Horoskopi ditor, e Martë, 25 Gusht 2026

0
♈ Dashi Dita ju sjell energji dhe vendosmëri. Një çështje në punë mund të kërkojë një vendim të shpejtë, ndërsa në dashuri një bisedë e...

Parashikimi I motit, e Martë, 25 Gusht 2026

0
E marta, 25 gusht, pritet të sjellë një tjetër ditë të nxehtë në Shqipëri, me mot kryesisht të qëndrueshëm. Sipas parashikimeve të publikuara sot,...