30.9 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-gjyqtari i Strasburgut , Kristaq Traja

Ndahet nga jeta ish-gjyqtari i Strasburgut dhe njëherësh eksperti i njohur i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës, Kristaq Traja.

Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale për këtë ndarje. Traja u shua në moshën 66-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ndërkohë që në rrjetet sociale, ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka ndarë me miqtë të tij lajmin e ndarjes nga jeta të juristit të njohur Kristaq Trajes, i cili ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“KRISTAQ TRAJA, e vetmja mendje qe unë kam admiruar ndonjëherë!

Faleminderit qe ke ekzistuar! Faleminderit Zotit qe me dha mundësinë te te njihja e te bëhesha miku yt!”, shkruan Denar Biba.

Kush ishte KRISTAQ TRAJA

Kristaq Taja u diplomua në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Ai gëzote një eksperencë 10-vjeçare si Gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg për periudhën 1998 – 2008 dhe është një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese.

Karriera e tij si profesionist në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986 ku ka ushtruar detyrën e specialistit në Sektorin e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin 1991. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991 – 1992 dhe Zëvendës Ministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992 – 1993.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës Shqiptare të vitit 1998. Prej vitit 1994 ai është pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës.

Gjatë periudhës 2012 – 2014 ai ka qenë Rektor i Universitetit Luarasi. Gjithashtu, që nga viti 2008 ai është Avokat në disa studio ligjore prestigjioze në vend. Është autor i disa publikimeve dhe përkthimeve në fushën e ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...