10.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“Një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, mbështesim Policinë e Shtetit”/ Mesazhi i Presidentit Meta në homazhet për policin e vrarë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra dje në krye të detyrës nga 21-vjeçari Aldi Rama pas një operacioni kundër trafikimit të kanabisit.

Në një deklaratë për mediat, Kreu i Shtetit teksa vlerësoi policin Saimir Hoxha tha se lufta kundër drogës duhet të jetë një prioritet.

Meta deklaroi se efektivi i policisë nuk e meritonte të ndahej nga jeta nga familjarët, miqtë dhe komunitet për të cilët sakrifikoi dhe jetën.

Po ashtu, ai u shpreh se duhet të mbështesim policinë e shtetit në këtë luftë kundër të keqes. Ndërsa fëmijët dhe të rinjtë u shpreh Presidenti, duhet të jetojnë në paqe në vendin e tyre.

“Është një moment i dhimbshëm që t’i japim sot lamtumirën e fundit një oficeri hero të policisë së shtetit, por edhe një prindi dhe një familjari të shkëlqyer si nënkomisar Saimir Hoxha, i cili kurrsesi nuk e meritonte të ndahej nga jeta nga familja, nga shokët, nga komuniteti dhe qytetarët të cilëve i shërbeu me besnikëri, duke sakrifikuar dhe jetën e tij trimërisht dhe sigurisht është një moment reflektimi për një luftë frontale kundër krimit të organizuar, por njëkohësisht edhe për dekurajimin e krimit ordiner, ashtu sikurse është një prioritet lufta çdo sekondë kundër trafikut të drogës, kundër atyre të cilët jo vetëm përfitojnë prej saj, por njëkohësisht edhe për të shpëtuar sa më shumë të rinj, për të shpëtuar sa më shumë fëmijë, të cilët për fat të keq bien në prehrin e këtij fenomeni shkatërrimtar dhe janë përgjegjës për akte të tilla që tronditin një shoqëri të tërë.

Kjo është një luftë që duhet bërë çdo sekondë dhe për të cilën nuk duhet të kujtohemi vetëm në momente të tilla tragjike. Sikurse është momenti për të mbështetur më shumë Policinë e Shtetit në këtë luftë të rëndësishme, për të mbrojtur atë, për të mbrojtur të gjithë shoqërinë tonë dhe të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve tanë, të cilët duan të jetojnë në një vend të sigurt, në një vend në paqe”, deklaroi Meta.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...