38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Qeveria shqiptare miraton kryerjen e menjëherëshme të pagesës për 500 mijë doza të vaksinës Pfizer/ Manastirliu: “Është garantuar dhe sasia e vaksinave për 2022”

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë sot me dije se qeveria shqiptare ka miratuar kryerjen e menjëherëshme të pagesës për një sasi prej mbi 500 mijë doza të vaksinave Pfizer që pritet të mbërrijnë brenda vitit.

Vendimi i rëndësishëm është për kryerjen e menjëherëshme të pagesës për mbi 500 mijë doza Pfizer që do vijnë brenda këtij viti deri në dhjetor shtohen 500 mijë doza”.

“Përmes këtij akti bëhet i mundur menjëherë 6 milionë dollarë pagesë që i hapin rrugë ardhjes së menjëhershme të këtyre dozave vaksinash”.

“Kemi garantuar sigurimin në vazhdim të plotësimit të nevojave të vaksinave përmes një portofoli të diversifikuar, falë takimit që kryeministri ka pasur me drejtorin ekzekutiv të Pfizer është garantuar dhe sasia e vaksinave për 2022”.

Ministrja e Shëndetësisë tha se në muajt në vijim do të kemi edhe një vendim nëse qytetarët e vaksinuar me të dyja dozat Pfizer, do të bëjnë apo jo një doë të tretë përforcuese.

“Për dozën përforcuese komiteti ekspertëve të vaksinimit po e vlerëson programin për dozat përforcuese menjëherë sa ky komitet do e vlerësojë do e marrim në konsideratë, ne jemi të përgatitur kemi vendosur fondet për blerjen e vaksinave, ne na garanton që edhe nëse vendoset për dozën buster ne ta nisim menjëherë. Do kemi një vendimmarrje në muajt në vazhdim”.

Sipas ministres sot në Këshillin e ministriave u miratuan edhe dy vendime të tjëra që lidhen me përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në spitale.

“Brenda buxheteve janë rialokuar fondet nga rezerva dhe nga programet që duhen mbështtur e financuar, për të siguruar që të gjithë efektin jo vetëm direkt por dhe indiekt i pandemisë të mbështetet financiarisht që qytetarëve mos u mungojë shërbimi cilësor”.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...