33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vonesat në pranimin e aplikimeve për viza, ambasada Gjermane sqaron qytetarët

Ambasada gjermane ka bërë një sqarim për qytetarët lidhur me vonesat në pranimin e aplikimeve për viza.

Duke filluar nga data 1 nëntor, qytetarët do të duhet të dorëzojnë dosje të plota për aplikimet në mënyrë që Ambasada gjermane të bëjë verifikimin e dokumentacioneve.

Sipas ambasadës, aktualisht rreth 80% e aplikimeve janë të paplota, pra dosjet kanë mungesë dokumentacionesh.

Njoftimi i Ambasadës gjermane:

Ambasada Gjermane Tiranë. Një informacion i rëndësishëm nga sektori i vizave. Sektori i Vizave bën me dije si vijon: që prej datës 01.11.2021 do të pranohen vetëm dosje të plota aplikimi me të gjitha dokumentat e nevojshme (shih fletën përkatëse të informacionit në faqen tonë të internetit).

Aplikimet e paplota do të refuzohen pasi të jenë mbajtur tarifat përkatëse. Bllokojeni në kohë takimin tuaj, nëse e dini që në momentin e paraqitjes nuk i keni të gjithë dokumentat.

Ky ndryshim është i nevojshëm pasi aktualisht rreth 80% e aplikimeve janë të paplota, pra dosjet dorëzohen ndërkohë që u mungojnë dokumenta, e kjo do të thotë për të gjithë aplikuesit kohë më të gjata pritjeje për një takim dhe afate më të gjata përpunimi.

Përmes procedurës së re ne mund ta përpunojmë më shpejt aplikimin tuaj, për t’ua përcjellë më pas atë autoriteteve kompetente në Gjermani.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...