28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

“Qeveria mashtron për vaksinimin”/ Albana Vokshi publikoi të dhënat: “Shqipëria me 805 mijë doza me të dyja dozat është 23.8%, jemi të parafundit në rajon”

Kryetarja e Komisionit të Shëndetësisë, Albana Vokshi, publikoi të dhënat që faktojnë se qeveria mashtron për vaksinimin.

“I është dërguar një material Komisionit të Shëndetësisë me shifra të manipuluara, pasi thuhet që keni një mbulesë vaksinale me të paktën 43.8% me të paktën 1 dozë dhe 37.18% me të dyja dozat. Po ju tregoj statistikat zyrtare ndërkombëtare të çertifikuara ku Shqipëria me 805 mijë doza me të dyja dozat është 23.8%, Serbia me 41.8, Mali i Zi me 34.6%, Kosova me 30.2%, Maqedonia e Veriut 35.1%, Bosnje Hercegovina është me numrin më të ulët, pra jemi të parafundit në rajon. Nuk po e krahasoj me vendet e BE-së”, tha Vokshi.

Ajo theksoi se nuk mund të quhet sukses procesi i vaksinimit pasi vetëm 28.8% e popullatës është vaksinuar.

Vokshi theksoi se shpenzimet dhe vëmendja për shëndetësinë janë në nivelin më të ulët pasi qeveria e ka patur vëmendjen tek krimi zgjedhor dhe vjedhja e votës, çështja e së cilës ndodhet në SPAK.

“Kjo qeveri nuk e ka fare ne kujdes shëndetin e qytetareve. 58% e pagesave për shëndetin bëhet nga xhepi i qytetarëve. A jemi ne krenarë për këtë?
Meqëse përmendët fushatën. Po ju jap fakte që kush ka shkelur ligjin per fushatën elektorale. Ju i keni humbur gjyqet politike. Kush e ka shkelur ligjin dhe kush ka përhapur pandemi? Ministrja shkonte shtëpi më shpi dhe jepte legalizime elektorale. Gjysma e stafit te saj janë patronazhistë. Shikoni skemën qe ka ngritur të patronazhimit. 674 patronazhiste ka pasur ministrja e Shëndetësise. 50 mijë të patronazhuar nga ministrja. Çështja është në SPAK dhe gjithmonë e në çdo mbledhje do te flas derisa të hetohet kjo çështje sepse ka kryer krime. Në vend që të rrinte mbi kokë vaksinimit, kryente krime elektroale. Ja ku e keni sistemin e patronazhimit, hynte shtëpi me shtëpi dhe ka shkuar ne mes te natës me legalizime lektorale, me sistem patronazhimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...