8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

“S’ka diskutim me PD për Reformën në Drejtësi”/ Rama sqaron ftesën për bashkëqeverisje me PD: “Duhen thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty”

Kryeministri Edi Rama, pa mbledhjes së kryesisë në selinë rozë, u ndal në një prononcim për mediat.

Ai tha se për Reformën në Drejtësi nuk do të ketë diskutime me opozitën, pasi ajo është një çështje madhore dhe e vendosur nga partnerët strategjikë si SHBA dhe BE.
Ndër të tjera, Kryeministri Edi Rama sqaroi deklaratën e bërë një ditë më parë në Kuvend që ishte një tjetër thirrje për bashkëqeverisje ndaj kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Kreu i Qeverisë tha se duhet të thyhen disa barriere që janë vendosur me kohën dhe që qëndrojnë për inerci.

A ka marrëveshje për zgjatjen e organeve të vetingut?

Rama: Kjo është një domosdoshmëri që vjen si rezultat i një procesi që ka treguar se sa i vyer është për pastrimin e llumit të sistemit të drejtësisë dhe ky proces s’mund të ndërpritet. Reforma në drejtësi është një reformë e bazuar te një partneritet i ngushtë dhe i padiskutueshëm me aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE.

Kërkesa për bashkëqeverisje?

Rama: PS është në një proces reflektimi se proceset e reflektimit ne na kanë garantuar që të qëndrojmë në lartësinë e pritshmërive të publikut, na kanë ndihmuar edhe të kuptojmë se vetëpërmirësimi është domosdoshmëri për një forcë politike që merr përsipër të drejtojë vendin.

“Ne jemi sot përsëri në qeveri si një forcë e vetme por ne nuk do e harrojmë për asnjë moment se në qeveri ne nuk na kanë sjellë thjesht votat e anëtarësisë sonë por të shumicës dërrmuese të shqiptarëve e atyre duhet t’u japim shansin të përfshihen në familjen tonë politike, duke thyer barriera që koha i vendos dhe inercia i mban aty, e ti japim mundësi shqiptarëve të ndihen mirë për sa na takon jo se ne i bëjmë mirë të gjitha gjërat as se ne nuk bëjmë gabimet tona, por se bëjmë gjithmonë më të mirën tonë që më e mira të bëhet dhe për të tjerët.

Reforma në Drejtësi?

Rama: Reforma në Drejtësi s’është për t’u negociuar, por për t’u kryer. Është shumë e qartë të gjithë që kthim mbrapa nuk ka dhe kush i bie ndesh Reformës në Drejtësi i bie ndesh të ardhmes së vendit. Reforma në Drejtësi s’është kërkesë partiake, por historike, kombëtare, për të gjithë fëmijët e këtij vendi, ndërsa të tjerat janë çështje që do diskutohet. Ne jemi të gatshëm të diskutojmë çdo gjë me PD.

A do të ketë aksion konkret për të ndaluar këtë lloj punësimet, sepse në rastin e Shkodrës janë anëkuar që Tom Doshi ka marrë vendet më të mëdha të punës?

Rama: Unë nuk futem në thashetheme që dalin rrugës, nga mbledhje që dalin nga konteksti. Deputetët janë aty për të dëgjuar njerëzit dhe për të sjellë në grupin parlamentar, në veshët e të gjithë anëtarëve të qeverisë shqetësimet e njerëzve. Deputetët nuk janë as punëdhënës, as zyra pune. Proceset se si organizohet puna e shtetit dhe si rekrutohen njerëzit për administratë, janë procese që rregullohen dhe i takojnë strukturave të shtetit

Sakaq, i pyetur për opinionin e Komisionit të Venecias për zgjedhjet vendore, Rama tha se nuk vendos qeveria për këtë çështje.

“Për këtë nuk duhet të më pyesni mua, por kë i ka në dorë këto punë. Unë nuk i kam në dorë këtë punë. Qeveria nuk vendos si bëhen këto procese. Proceset normalisht duhet të ishin me kohë”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...