Ditën e sotme vendi ynë mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta. Parashikohet që vranësirat të jenë më të fokusuara përgjatë kufirit lindor. Ndërsa kthjellimet më të dukshme do të jenë në zonën e ulët dhe në vijën bregdetare.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 11°C në 20°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 22°C.
Era do të fryjë kryesisht e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim të ulët.