6.5 C
Tiranë
Saturday, November 16, 2024
spot_img

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, gjykata lë në “arrest shtëpie” ish-kandidatin për deputet të LSI-së

Kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etjon Joka është lënë në arrest shtëpie.

GJKKO ka caktuar masën “arrest shtëpie” për ish-kandidatin e LSI për deputet Etjon Joka.

Joka akuzohet për korrupsion në zgjedhje, pasi shfaq në një video-përgjim duke shpërndarë para në këmbim të votave dhe akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Kujtojmë që SPAK kishte kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kandidatin për deputet.

32-vjeçari u shpall në kërkim disa muaj më parë nga Policia e Tiranës dhe dosja në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë së Posaçme, SPAK.

Ai u arrestua dje nga Policia e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT