10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Denoncimi i LSI: Të vërtetat tronditëse të dosjes së inceneratorëve, personat e implikuar u zgjodhën deputetë, në vend se të ishin në burg

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka renditur ato që ai i quan fakte të cilat vërtetojnë sipas tij se drejtësia në Shqipëri është e kapur nga shteti.

Në reagimin e tij, Vasili përmend gjithashtu çështjen e inceneratoreve, dhe e quan atë një dosje “qe perben denoncimin me te rende te pluralizmit”.

Kjo dosje sipas Vasilit “eshte bllokuar nga drejtesia me regji dhe personat e implikuar u zgjodhen deputete ne vend se te ishin ne burg”.

“Te vertetat tronditese te Drejtesise me regji si pjesa me aktive e kapjes se shtetit!!
Faktet flasin vete dhe i vene vulen se Drejtesia ne Shqiperi funksionon vetem me regji e ne funksion te pandeshkueshmerise se Rames”, shkruan Vasili.

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i LSI shkruan se nëse drejtësia do të funksiononte, kjo qeveri do të ishte rrëzuar disa herë.

“Si e tille kjo drejtesi eshte pjese e kapjes se shtetit dhe funksionon si alibi e kesaj kapjeje, duke devijuar drejtesine nga perballja me korrupsionin e krimin shteteror ne mbulimin e tij dhe krijimin e alibive te rreme te nje drejtesie, qe ben sikur funksionon.

Ja disa fakte, qe do te kishin rrezuar dhjetra here kete qeveri ne se drejtesia nuk do funksiononte e kapur dhe me regji:

1.Te gjithe prisnin te hetohej krimi shteteror monstruoz per shembjen e Teatrit, por drejtesia me regji hesht dhe devijon vemendjen ne arka cironkash.

2.Dosja i inceneratoreve qe perben denoncimin me te rende te pluralizmit eshte bllokuar nga drejtesia me regji dhe personat e implikuar u zgjodhen deputete ne vend se te ishin ne burg.

3.Dosja Beccheti ku per shkak te Edi Rames dhe Erion Velise shqiptaret duhet te paguajne 120 milion euro denim ky i papare kurre me pare, rri e mbyllur dje askush nuk eshte para drejtesise.

4.Drejtësia me regji, ka taposur gojen dhe nuk thote asnjë fjalë për aferën mafioze prej 2 miliardë euro të Portit të Durrësit, qe është tashme në duart e Kompanive guackë të regjistruara në Parajsa fiskale ndonese shqetesimi per te arriti deri ne BE ne Bruksel.

5.Drejtesia me regji nuk leviz gishtin perballe “korrupsionit legjislativ” parlamentar te Parlamentit njepartiak, qe prodhonte hapur ligje duke rrenuar interesin publik sipas porosise se oligarkeve e denoncuar ne SPAK nga Presidenti i Republikes.

6.Drejtesia me regji ne vend te cuarjes perpara drejtesise te pergjegjesve te qeverise per korrupsionin gjigand tek Astiri dhe korrupsioni shkoi deri ne Delaëare te SHBA, Drejtesia me regji hapi ceshtje te konsumuara te 20 vjet perpara vetem per te devijuar vemendjen ndaj edhe zhgenjimi ishte shume i madh

7.Drejtesia me regji kur korrupsioni elektoral dhe krimet zgjedhore perfshire ngjarjet e Elbasanit dhe Kavajes buçisnin ane e mbane vendit drejtesia me regji nuk bente asgje e ne te kundert bente sikur arrestonte te vdekurit e Dosjes se Dibres pa prekur asnje minister e zyrtar i qeverise.

8.Drejtesia me regji kur Antimafia beri nje aksion ku dhjetra komandante e shefa policie kapen te perfshire koke e kembe me trafikun kriminal te droges, Drejtesia me regji per te devijuar vemendjen arreston nje kryetar bashkie ne Lushnje te diskredituar e te inkriminuar sheshit dhe te cilit i kishin hedhur bomben ne zyre qe vite me pare.

9.Denoncimeve pafund te opozites per korrupsion drejtesia me regji nuk ju jep pergjigje dhe i mbyll ceshtjet, por ne te kundert bente sikur denonte njerez qe i kishin dhene policit 10 mije leke te vjetra per te mos u gjobitur.

10.Ndersa te gjithe shqiptaret prisnin hetimin per qindra denoncime per krimet e qeverise ne 25 prill, Drejtesia me regji “bubullonte” per manipulimin e ndeshjes ne Permet te futbollit te kategorise se dyte.

11.Te gjithe prisnin hetimin dhe cuarjen pa hekurave te atyre qe nxoren sheshit te dhenat personale te gati 1 milion shqiptareve, por drejtesia me regji e mbylli ceshtjen.

12.Te gjithe prisnin hetimin e dhjetra milion euro te rindertimit, qe u shperndane per te blere vota nga qeveria ne 25 prill.

13.Te gjithe prisnin qe te denoheshin qeveritaret, qe vidhnin me tenderat e Pandemise me cmimet e vendosura shumefish prej tyre, por asgje s’ndodhi dhe ceshtjet u mbyllen si pa gje te keq paçka se shqiptaret u vodhen edhe diten e halkit me te madh.

14.Te gjithe prisnin te hetoheshin mijra vdekje nga pandemia te fshehura nga qeveria, por drejtesia me regji hesht.

15.Te gjithe prisnin hetimin e Kryeministrit, qe shantazhoi publikisht punonjesin e policise Emiljano Nuhu, qe denoncoi te vertetat dhe u detyrua te largohet nga vendi, por drejtesia me regji heshti.

16.Te gjithe prisnin qe pas denoncimeve te Dritan Zaganit te shkonin para drejtesise narkodrejtuesit e policise, por as kjo nuk ndodhi.

17.Te gjithe prisnin hetimin dhe denimin e krereve te policise, qe manipuluan provat dhe mashtruan opinionin per vrasjen e Klodian Rashes, por drejtesia me regji prap heshti dhe mbylli gjithshka.

18.Te gjithe prisnin te hetoheshin policia dhe ministria e brendeshme per arrestimet dhe dhunen e banditeve civile te pa identifikuar gjate protestes per shembjen e Teatrit.

Keto jane vetem disa nga qindra faktet trondites dhe te pakontestueshem.

Kjo eshte e verteta shume e hidhur e drejtesise me regji.

Ky eshte edhe fundi i cdo iluzioni lidhur me te.

Me kapjen e shtetit ka vetem perballje dhe zero kompromis!

Çdo kompromis me kapjen e shtetit dhe zgjatimet e tij ne drejtesi eshte thjesht nje thike pas shpine dhe nje tradheti e poshter ndaj shqiptareve!!”, shkruan Vasili.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...