31.8 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Progres-raporti/ Balla: “Shpresoj që Konferenca e Parë Ndërqeveritare të mbahet brenda Krishtlindjeve, fakt shqetësues është…

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla u shpreh se pas progres raportit të KE, tani është radha e BE të mbajë fjalën për procesin e anëtarësimit të vendit tonë.

“Shpresoj që brenda Krishtlindjeve të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe i takon BE ta mbajë fjalën.

Ajo që ndryshonte nga 2020 është konteksti në të cilën Shqipërisë i është dashur të ecë para. S’duhet të harrojmë sfidat e pandemisë së covid pasojat e të cilës vazhdojmë t’i vuajmë”.

Balla duke iu referuar gjetjeve të progres raportit sa i takon fushës së sundimit të ligjit, u shpreh se “mazhoranca do vijojë ta mbështesë sugjerimin e ekspertëve për të zgjatur afatet e organeve të vetingut.”

“Mbetemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën në Kuvend”, tha Balla.

“Dua të komentoj në një këndvështrim politik është fakt shqetësues që prej anëtarësimit të suksesshëm të Kroacisë përpos vlerësimeve teknike, është shtuar dhe një vlerësim subjektiv i hartuar nga disa vende që janë thjesht interesa politike apo kalkulime elektorale të momentit, cështje që kërkon adresim në qendër të vendimmarjes së BE.

Shqetësimi për vendet tona, rikthimi në shinat e vlerësimit teknik të komisionit europian, mbete rrugëzgjidhja më e mirë për rivitalizimin e procesit të zgjerimit.

Sfidë mbetet konsolidimi i progresit të arritur, ndaj mbajtja e konferencs së parë brenda Krishtlindjeve do ishte shtysë thelbësore në këtë moment që ndihmon procesin e anëtarësimit”, tha Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...