5.5 C
Tiranë
Monday, November 25, 2024
spot_img

Oborret e shkollave në Tiranë janë të hapura për gjithë qytetarët, ja cila është arsyesja

Bashkia e Tiranës ka njoftuar se oborret dhe palestrat e shkollave fillore dhe të mesme në të gjithë qytetin, janë hapur për publikun pas orëve të mësimit. Ky vendim prek shkollat urbane dhe rurale të qytetit, duke shtuar mundësitë e lojës afër lagjes dhe pakësuar nevojën e familjeve për të përdorur makinën për rekreacion.

Fillimisht, objektet janë të hapura pas orëve të mësimit, pra nga ora 16:00 deri në orën 20:00.

“Janë 4 orë në ditë për 365 ditë në vit që fëmijët të mos kalojnë kohë në rrugë apo bare dhe të qëndrojnë larg ekraneve”,-thotë Erindi Bejko, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Objekteve Publike (DPOP) që mirëmban objektet e shkollave.

Por shkollat do të jenë të hapura edhe për gjithë të tjerët. Nënat ose gjyshërit që duan të bëjnë një shëtitje në një vend të qetë në mbrëmje do të kenë oborret e shkollave si vend ideal për ta bërë këtë.

Sipas Bejkos, zgjerimi i funksioneve të kampuseve të shkollave mund të ndihmojë në ndryshimin e perceptimit të fëmijëve për shkollën, “kështu që ata nuk do t’i shohin shkollat vetëm si detyrim, por edhe si vend për të kaluar kohën e lirë, luajtur sport dhe të qenit pjesë e grupeve, gjë që rrit vetëbesimin – teksa mësojnë të fitojnë dhe të humbasin së bashku”.

Për shumicën e njerëzve shkolla e lagjes është hapësira më e madhe publike në afërsi të vendit ku banojnë dhe është hapësirë vërtet e madhe. Sipërfaqja e përbashkët e hapësirave të jashtme në kampuset shkollore të Tiranës është rreth 1,600,000 m2.

Trajtimi i shkollave si “parqe” kërkon jo vetëm një ndryshim në mentalitet por ndryshim edhe në mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Për të financuar shndërrimin në parqe, Bashkia e Tiranës ka nënshkruar kontrata me shoqata sportive brenda shkollave, shpesh nën drejtimin e figurave të sportit apo mësuesve të gjimnastikës, të cilët përdorin hapësirat e palestrave dhe ofrojnë mësim të sporteve për një pagesë të vogël. Me fonde të kufizuara për facilitetet rekreative, kjo skemë nxit numrin e regjistrimeve në këto kurse dhe mbështet njëkohësisht mirëmbajtjen dhe riparimet në objekte pa rënduar buxhetet ekzistuese të shkollave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT