26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Ministrja Balluku paralajmëron aksionin e ditës së nesërme: “Policia e Shtetit do të ketë një aksion për të ç’bërë njëherë e mirë…

Ministrja Belinda Balluku ka paralajmëruar aksionin e policisë së shtetit ditën e nesërme për të ndaluar transportin e paligjshëm. Balluku theksoi se lidhur me situatën në këtë sektor do të veprohet me “grusht të hekurt”.

Balluku theksoi se janë të bindur që do t’i japin fund transportit të paligjshëm, ndaj policia do të verifikojë çdo informacion dhe të marrë masa në rast se konstatohet shkelje.

“Secili nga sektorët ka specifikat e tij por ajo që ndikon më shumë qoftë rritja e karburantit në të gjithë botën apo dhe problemet në zinxhirin e furnizimit. Sektori i transportit është goditur dhe nga pandemia. Për transportin e qytetarëve e kuptojmë shumë mirë situatën dhe duhet të kuptoni se dëshira e mirë ekziston.

Presim që të na informoni për të gjithë automjetet private që kryejnë funksionet e transportit të paligjshëm dhe ne do marrim masa menjëherë. Do kontaktojmë drejtorinë e përgjithshme të Policisë së Shtetit duke i ofruar këtë informacion për verifikim. Në rast se konstatohet veprim i paligjshëm, do ketë edhe marrje masash.

Po e bëj me dije sot që të mos ketë nesër “ç’qe kjo fushatë, pse po goditemi” që të gjitha ato automjete të cilat kryejnë funksione të transportit publik në mënyrë të paligjshme, duke nisur që nesër, Policia e Shtetit do të ketë një aksion për të ç’bërë njëherë e mirë këtë situatë. Kësaj here do ta bëjmë me grusht të hekurt, do të ndalojë njëherë e mirë i gjithë transporti i paligjshëm, që afekton negativisht transportin” tha ministrja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...