32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Prishja e karburantit në Lushnje/ Rama me tone të ashpra ndaj kryebashkiakëve: “Do shkojnë në prokurori të gjitha punonjësit e bashkisë që kanë firmosur për ndërtimin e tij”

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë takimit të sotëm për plehrat me krerët e bashkive dhe prefektët edhe për karburantin e prishur dje në Lushnjës nga IKMT.

Rama tha se të gjithë ata që kanë firmosur në Bashkinë e Lushnjës do të shkojnë në prokurori duke iu tërhequr vëmendjen kryetarëve të bashkive se nuk kanë asnjë të drejtë të japin leje në akset kombëtare.

“Populli nuk pyet si ke qenë dje, por si je sot. Sot situata është në udhëkryq, dhe nga kjo situatë do dalim tani. Vërtet ka gjëra që duan vite, por ka gjera që duan qartësi dhe vullnet.

Kemi bashkitë që sot kanë përgjegjësi për një territor që mbulon qendrën, periferinë dhe zonën rurale. Për fat të keq sot kemi një vend të papranueshme depozitimesh të paligjshme, kriminale në raport me mjedisin, të cilat çdo ditë përdoren nga ju.

Kemi pastaj pirgjet e plehrave lart e poshtë, si ato që u treguan këtu dhe që janë të panumërta, të cilat jo çdo ditë pastrohen prej jush.

Kemi rrugët kombëtare që janë një problem më vete dhe ku nuk mund dot të konsideroheni ju si përgjegjës, pavarësisht se kur vjen puna për të dhënë leje të paligjshme për karburante, hyni dhe tek rrugët kombëtare, por kur vjen puna për t’i pastruar rrugët kombëtare jo vetëm që nuk hyni, por aty nuk ua kërkon kush. Nuk e di a e patë atë karburantin e prishur dje.
Për atë karburant të prishur dje do të shkojnë në prokurori të gjithë ata që kanë firmosur në bashkinë e Lushnjës. Sepse bashkitë nuk kanë të drejtë të japin asnjë leje për asnjë në rrugët kombëtare dhe për më tepër në shkelje të plotë të atij ligji që është shkelur me të katër këmbët prej vitesh e vitesh në të shkuarën që thotë 20 metra nga aksi i rrugës kombëtare nuk mund të zhvillohet asgjë, pa diskutuar as pjesën që as pas 20 metrash nuk mund të zhvillohet asgjë në rast se është tokë buke, ndryshim destinacioni etj”, deklaroi Rama.

IKMT shembi dje një pikë karburanti pa leje në rrugën Fier-Lushnje. Fadromat e IKMT rrëzuan konstruksionin metalik dhe gjithë ndërhyrjet e tjera të paligjshme të bëra nga subjekti, i cili gjithashtu u ndëshkua me gjobë në vlerën rreth 3.8 milionë lekë të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...