11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Ultimatumi i kryeministrit Rama ndaj krerëve të bashkive/ Reagon LSI: “Kryeministri bën propagandë dhe mashtron opinionin publik, qeveria ka shpenzuar qindra miliona euro për djegien e mbeturinave”

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas deklaratave dhe ultimatumeve të kryeministrit Rama ndaj krerëve të bashkive lidhur me situatën e menaxhimit të mbetjeve.

Me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Endrit Braimllari, LSI thekson se e konsideron si estradë qëndrimin e kryeministrit Rama, të cilin e akuzon për vjedhje të parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve.

“Situata e mbetjeve në Shqipëri është dramatike, dhe po përkeqësohet nga dita në ditë, duke rrezikuar rëndë jo vetëm shëndetin e qytetarëve por dhe ambientet publike që po pushtohen nga plehrat.

Kryeministri bën propagandë dhe mashtron opinionin publik. Përgjegjësi kryesor për këtë situatë shumë të rëndë në vend është vetë Edi Rama. Të gjitha vendimet e qeverisë që ai drejton janë vendime abuzive dhe shpërdorimi të fondeve publike.

Qeveria e Edi Ramës ka shpenzuar qindra miliona euro për djegien e mbeturinave me inceneratorët dhe jo vetëm por situata vijon të jetë tragjike.

Kosto e inceneratorit të Elbasanit është 40 milionë euro, e atij të Fierit rreth 35 milionë euro dhe e incerenatorit të Tiranës 300 milionë euro.

Asnjë shfajësim dhe asnjë demagogji, nuk e çliron Edi Ramën nga përgjegjësia por e rëndon gjithmonë e më shumë sepse ai është vetë koka e inceneratorëve dhe abuzimit me taksat e qytetarëve.

Edi Rama pasi vodhi dhe shpërdoroi fondet publike me inceneratorët, tani bën komedi duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja.

Faktet janë në dritën e diellit dhe pasojat shumë të rënda i shikojmë dhe i prekim vetë çdo ditë.

Demagogjitë e Edi Ramës dhe estradat me ushtrinë që del e mbledh plehrat dhe ministra që bëjnë sikur mbledhin mbeturina nuk i ha më njeri pasi i ka dalë boja, sepse e kanë parë këtë estradë disa herë në këto 8 vite dhe rezultati është një katastofë e vërtete.

SPAK duhet të veprojë urgjentisht pasi çdo sekondë vonesë dhe mosveprim rëndon së tepërmi dhe pozitën e saj. Pasi grabitja dhe shpërdorimi i fondeve publike është një fakt që nuk e luan topi”, thekson Braimllari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...