27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Arrestimi për abuzim me tenderin 86 milionë lekë, ja kur vendos Apeli për ish-drejtorin e RTSH Thoma Gëllçi

Në datën 29 tetor është caktuar të mbahet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin i cili e ka ankimuar vendimin për arrestimin e tij.

Thoma Gëllçi akuzohet për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Ish-drejtori i RTSH-së u arrestua më datë 8 tetor së bashku tre punonjës të këtij institucioni.

Sipas SPAK është regjistruar një procedim penal për veprën “shkelje të barazisë së pjesëmarrjes në tendera apo ankande publike“.

Nga hetimet ka rezultuar se Thoma Gëllçi ka kryer shkelje ligjore në një procedurë prokurimi, shkelje këto të kualifikuara në elementët e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me fond limit afro 87 milionë lekë të zhvilluar në datën 9 nëntor të vitit 2018.

Tre anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave që u arrestuan janë: Ervin Muraj, Alban Malaveci, Julian Tapia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...