30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

I prenë gishtin dhe i grabitën 100 mijë euro/ Biznesmeni Nazmi Çangu rrëfen torturat që i bënë grabitësit: “Më prenë njërin gisht me gërshërë, kërkonin çelësin e kasafortës”

Biznesmeni Nazmi Çangu, i cili ra pre e një grabitjeje natën e djeshme në Nikël, ka dhënë një prononcim për media në lidhje me ngjarjen.

Biznesmeni Nazmi Çangu ka treguar dhunën barbare të ushtruar nga grabitësit, të cilët i mësynë me forcë në shtëpi dhe i grabitën prej aty një shumë të madhe lekësh dhe sende me vlerë.

I shtrirë nga shtrati i spitalit, Çangu i shpërfytyruar nga dhuna, tregon mes dhimbjes fizike terrorin e përjetuar. Ai bën me dije se në grabitje kanë marrë pjesë 10 persona, të cilët pasi kanë izoluar familjarët e tjerë në katin e tretë të banesës, e kanë dhunuar atë vetë për t’i treguar çelësin e kasafortës.

“Më gjuajti me kauçuku poshtë gushën. I thashë ca policë jeni?! Më goditën. Njëri me automatik. Më gjuajtën sa deshën. Aty u përlesha me dy persona. Më kanë prerë gishtin me gërshërë. Kërkonin çelësat e kasafortës. Kam bërtitur. Kisha dhe fëmijët brenda. (rënkon). Më lidhën dhe me fasheta të zeza. Aty i kam. I kam hequr në spitalin Ushtarak. Më lidhën me duart dhe këmbë. Një e kam ngrënë, ai më ra me shkelm fytyrës. Kam rënë pa ndjenja. I kam kërkuar ujë. Më kanë dhënë 4 herë. Më kërkonin çelësin e kasafortës. Por unë s’kam lekë këtu, i kam në bankë. Aty kisha një qese me lekë, i kisha për të paguar betonin. 3 fasheta i kam pasur te këmbët.

Një e kam kafshuar në dorë. Unë e dija se ku ishte çelësi i kasafortës. Ajo qesja kishte nja 20 mijë euro. Do i çoja te betoni se do bënim një kanal në rrugë. Kishte nja 5-6 çelsa të shtëpisë dhe një çelës ishte i kasafortës. Bërtiti njëri; e gjeta. Mori kaçavidën dhe hapën kasafortën. Morën ca gjetën, shuma kam pasur. Dihet se nuk kanë ardhur për gjë tjetër. Kishin dy automatikë dhe pistoletë silenciator. 3 autorë ishin të dhoma ime, 3 të dhoma tjetër, dhe 2 poshtë. Më tha; ‘jemi 19 veta, të kemi rrethuar shtëpinë’. Më kanë dhunuar dhe familjarët. Gruaja bërtiste aty.”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...