Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, ku u diskutua nisma e qeverisë për marrjen e Eurobondit, u mbyll me debate të ashpra mes kryetarit të Komisionit, Eduart Shalsi dhe deputetit të opozitës, Dashamir Shehi.
Pas një ndërhyrjeje të deputetit të PD Bujar Leskaj, i cili sugjeroi të merret parasysh qëndrimi i Shehit, Shalsi kërkoi në fund të mbledhjes që të mos qeshej kur flisnin kolegët e maxhorancës, duke iu referuar një ironie të bërë prej Shehut në momentin që po fliste ish-ministrja e Financave Anila Denaj.
Kjo bëri që kreu i LZHK të dilte nga vetja dhe ta quante Shalsin legen, dhe kërkoi prej tij që mos t’i bënte më kurrë moral, pasi ka qenë shembull i edukatës në parlamentin shqiptar këto 30-vjet.
Pjesë nga debati:
Bujar Leskaj: Kisha një sugjerim miqësor kryetar. Natyrisht ne këtu e respektojmë njeri-tjetrin të gjithë. Ky është një komision ku mund të flasësh me profesionalizëm pa kaluar thellë në agravime politike. Kisha një kërkesë për ju si kryetarë dhe të gjithë. Ne në kuadrin e respektit reciprok mendoj që ju dhe ne të gjithë duhet të vlerësojmë më tepër dhe ministrja, sugjerimet tejet konstruktive të zotit Shehi, bazuar në përvojën e tij të gjatë në parlament, përvojën si shtetar dhe konstruktivitetin e tyre, profesionalizmin. Nuk jemi në momente të caktuara që mund të kalojmë në situata me debate shterpë dhe pa kuptim. Ky është një sugjerim mjekësor.
Eduard Shalsi: Unë nuk besoj se as zoti Shehi, as ndonjë deputet tjetër nuk ka nevojë për avokati në këtë komision. Për mua është e rëndësishme është që edhe kur nuk biem dakord mos të biem në mënyrë të papëlqyeshme. Konstatova dy fakte dhe shpreha dy shqetësime, sikundër që çdonjëri prej jush është i bindur t’i thotë. Unë kam përgjegjësinë të moderoj këtu por nuk kam asnjë të drejtë mbi ju.
Shpreh bindjen se Komisioni do të vijojë me profesionalizëm duke kundërshtuar njëri-tjetrin, por duke qenë të papëlqyeshëm për njëri tjetër. Nëse dikush do të ndërtojë një objeksion, do të bëjë ironi, do qeshi do të marrë një fjaë apo kundërshti nga personi tjetër, atëherë natyrisht, por mua nuk më shqetësojnë debatet konstruktive, as shpotitë dhe as të qeshurat ndonjëherë për sa kohë nuk janë dashakeqe, sikundër nuk ishte dhe rasti konkret.
Dashamir Shehi: Shiko po ja kursej këtyre kolegëve këtë muhabetin sepse është i kot ky moralizmi. Këtu nuk je pronari i fronit këtu. Për gjestet e pahijshme që bëjmë ne mbajmë përgjegjësi personale. Zonjën e njoh që fëmijë dhe nuk pas qëllim as të qeshë dhe as ta poshtërojë. Ky është një budallallëk i kot. Pse qeshe ti? Unë mund të qesh dhe kur thua ti ndonjë fjalë. Jam 64-vjeç, kam 30-vjet në këtë parlament, mos e bë më dhe kaq. Mos e bë më dhe kaq, legen!
Eduart Shalsi: Çfarë mos të bëj më?
Dashamir Shehi: Po më jep mua leksion ti për edukatën këtu në parlament. Kam qenë shembulli i edukatës këto 30-vjet.
Bujar Leskaj: Unë nuk kam ndërmend të bëj avokatinë e asnjërit, përveç se avokatinë time si deputet i Vlorës dhe i zgjedhësve të Vlorës. Zoti Shehi nuk ka nevojë për avokatinë e asnjërit.