28 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Helmimi masiv i qytetarëve, deputetet e PD nga spitali i Krujës: “Janë prekur shumë fëmijë, prokuroria të hetojë shpejt, përgjegjësit para drejtësisë”

Deputete të Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, Orjola Pampuri dhe Merita Bakiu kanë vizituar sot në spitalin e Krujës pacientët e shtruar që kanë shfaqur prej të dielës shenja të helmimit, që paraprakisht aludohet të jetë shkaktuar nga uji i pijshëm.

Deputetet e PD kanë përmendur faktin se disa muaj më parë, gjatë fushatës kryeministri Edi Rama ka inaguruar ujësjellësin e Krujës ndërsa e kanë quajtur këtë “një tender korruptiv”.

Ndërsa kërkoi nga prokuroria të hetojë sa më shpejt këtë ngjarje, deputetja Bakiu u shpreh se djali i saj por edhe pjesëtarë të tjerë të familjes janë prekur nga helmimi duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Kushtet linin shumë për të dëshiruar në spital, një numër kaq i lartë personash që janë helmuar s’mund të jenë nga një ushqim se s’kanë qenë në një vend, ajo që aludojnë është uji. IUji ka lidhje me atë që Rama inaguroi gjatë fushatës atë tenderin korruptiv të ujësjellsit.

Nëse ministrja thotë se kushtet s’janë ashtu si i pasqyroi kolegia, janë ashtu e mos më keq. Mos bëjmë show por të themi realitetin, sot është prekur jeta e qytetarëve për shkak të tenderave korruptivë, ne na kushton më shumë të mbajmë në qeveri këta politikanë të korruptur

Sa qytetarë janë në shtëpi që po ndiqen? Sa ekpie ka cuar ministria për të ndjekur keta qytetarë, cfarë mjekimi po marrin? Asgjë, nuk i vlen askujt të thotë që situata është rozë”, ka thene deputetja Oriola Pampuri.

Dhurata Çupi: Ne jemi sot me zonjën Bakiu dhe zonjën Pampuri së pari për të qenë pranë qytetarëve. Është një shqetësim i ngritur nga deputetja znj Bakiu që dje në seancën parlamentare. Është një shqetësim i cili nuk u mor seriozisht nga organet sepse ndoshta mund të kishte një parandalim. Ose numri i qytetarëve të prekur nuk do të ishte në rritje. Ne erdhëm takuam qytetarët dhe iu uruam shërim të shpejtë. Janë shumë fëmijë dhe që është e ndjeshme si problematikë. Një djalë 10 vjeç të cilin sapo e takuam, një zotëri me serum. Aludohet që mund të jetë nga uji. Ku janë organet e drejtësisë? Ku është prokuroria? Çfarë deklarate ka paraprake të prokurorisë. Çfarë nëse ka siguruar prokuroria për të siguruar provat dhe për të hetuar. Përse nuk ka një komunikim me median, me qytetarët dhe një sqarim se çfarë po hetojnë ata. Helmimi është masiv dhe ka një indicie, përse vjen kjo. Paralelisht institucionet shtetërore duhet të veprojnë në mënyrë urgjente dhe duhet të kishim një deklaratë paraprake nga organet e hetimit. Çfarë provash kanë marrë?

Çfarë po hetojnë deri më sot? A po hetohet ajo çfarë po aludohet, helmimi nga ujsjellsi. Të mos harrojmë se vetëm disa muaj më parë kryeministri ka bërë fushatë madje ka provuar edhe ujin e këtij ujësjellësi duke aluduar që është në të gjitha kushtet ujësjellësi. Ne duhet të kemi deklarata të pavarura për t’u treguar qytetarëve se ka hetim serioz. Unë vij nga qarku Dibër ku disa herë në Bulqizë helmohen qytetarët nga ujësjellësi. Asnjëherë nuk kemi deklarata të organeve hetimore. Ajo çfarë bën ekzekutivi dhe çfarë bëjnë organet hetimore duhet të ndahen, për të qenë transparente me këtë çështje dhe për t’iu dhënë besim qytetarëve që nesër nuk do të përsëritet. Duhet të kishim një deklaratë të prokurorisë. Shërim sa më të shpejtë. Uroj të mos përsëritet dhe uroj që çdo institucion të kryejë detyrën e vetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...