24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Edi Rama takim me nxënësit/ “Problematikat e studentëve dhe nxënësve të drejta, kemi hartuar buxhet për laboratorë të rinj”

Kryministri Edi Rama zhvilloi sot një konsultim publik me nxënësit dhe studentët në Elbasan, për Strategjinë e Re Kombëtare për Rininë.

Rama i cilësoi problematikat e studentëve si të drejta dhe shtoi se qeveria nga ana e saj po merr të gjitha masat për të bërë përmirësime, duke nisur sipas kryeministrit, që nga viti 2022.

“I gjithë ky proces që është ndërmarrë nga ministrja për Rininë dhe Fëmijët, është një proces që mund të duket nga larg si një rutinë takimesh, por në fakt është një proces shumë ndihmues dhe konstruktiv sepse ka gjëra të cilat janë shumë të prekshme dhe janë pjesë të gjërave të përditshme të një komuniteti të caktuar, si është ai i nxënësve dhe që i shpëtojnë syrit të atyre që marrin vendime dhe përgatisin vendimmarrjet. Ballafaqimi me subjektet e një strategjie apo vendimmarrje të caktuar ndihmon shumë për t’u fokusuar në gjëra që mund të shpëtojnë nga fokusi i vendimmarrësve.

Është shumë e vërtetë që mungesa e një hapësire të mbushur me aktivitete jashtshkollore që përfishjnë shkollat, është një hapësirë e munguar shumë që do përpiqemi ta mbushim hap pas hapi. Deri përpara disa vitesh edukimi fizik ishte hequr komplet nga shkollat. Është futur edukimi fizik por lë shumë për të dëshiruar. Është në nivel bazim që nuk shoqërohet me hapësira për ata që janë më të prirur për të zhvilluar dhuntitë e tyre përmes sportit. Diçka u tha lidhur me mësuesinë, ne i kemi dhënë rëndësi mësuesinë. Unë nuk e shoh si fushë që nuk ka perspektivë. Kemi rritur nivelin për studentët që futen në mësuesi. Më parë më të dobëtit kishin mundësi për tu bërë mësues, sot nuk është kështu. Nuk është më mësuesi një top futbolli që gjuhet sipas shqelmave të politikës. Mësuesit janë shumë më të respektuar në punën e tyre, pavarësisht çfarë kanë në kokë për politikën dhe çfarë flasin. Rekrutimi është shumë më meritokratik. Mësues nuk bëhesh dot sot me rekomandim, me mik, apo me lekë. Përzgjedhja është shumë më e kontrolluar se më parë, ka raste abuzimesh por nuk krahasim. Mësuesve do tu rritet sërish paga sepse janë shumë të rëndësishëm për shoqërinë, për ne”, tha Rama.

Duke u ndalur te nxënësit që janë në dilemë nëse duhet të qëndrojnë në Shqipëri, apo të largohen Rama tha se ata janë të lirë por duhet të mendojnë më së pari arsyet përse duhet të qëndrojnë në vendin e tyre.

“Na takon ne të përkthejmë në vendime dhe mekanizma këto nevoja, patjetër. Unë pavarësisht pozicionit dhe kur flas në këtë rast nuk kam ndryshuar mendim se si e shoh këtë punë. Çdokush është i lirë të marrë vendimin për veten e vet se çfarë do të bëjë. Nuk jetojmë më si përpara 30 vitesh ku nuk e kishim këtë dilemë, nuk ia bënim këtë pyetje vetes. Ndërkohë që kur njeri është përpara dilemave duhet të bëj zgjedhjet e veta, por meqë u pyetëm këtu unë do nisem nga e kundërta, nuk do të thoja arsyet pse përse duhet të iki, por duhet të them arsyet se përse nuk duhet të iki.

Nëse këto nuk janë të mjaftueshme do të bëja balancën, por një gjë është e sigurt, në të gjitha rastet, në Shqipëri, jashtë Shqipërisë, kjo botë është e atyre që guxon dhe janë të vendosur. Më pas, sigurisht që çdo njeri bën zgjedhjet e veta se ku do të shkojë dhe sa lart do të ngjitet”, tha Rama.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...