35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

“Thirrje për veprim”/ Raporti i ri i OKB-së: Planet aktuale të shteteve për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, e çojnë planetin në…

Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara, ka thënë se planet aktuale të shteteve për të zvogëluar emetimet e gazrave serrë, e çojnë planetin në rrugë për rritje të temperaturës mesatare në 2.7 gradë Celsius në këtë shekull, çka përbën një tjetër paralajmërim të zymtë për klimën në botë.

“Ky raport është një tjetër thirrje për veprim. Edhe sa na duhen? Dallimi në emetime është rezultat i dallimeve në udhëheqësi”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres më 26 tetor, pas prezantimit të raportit të Programit të OKB-së për Ambient.

Sipas raportit vjetor, që mat hendekun në mes të emetimeve të parashikuara dhe atyre që përputhen me mbajtje të temperaturës globale nën 1.5 gradë Celsius – siç parashihet me Marrëveshjen e Parisit për Klimën – zotimet e reja vetëm zvogëlojnë parashikimet për emetime të gazrave serrë për 7.5 për qind deri më 2030, në krahasim me zotimet paraprake.

Zvogëlimi i emetimeve të gazrave serrë për 55 për qind, është i nevojshëm për të kufizuar rritjen e temperaturës së Tokës në 1.5 gradë Celsius.

Raporti është publikuar vetëm disa ditë para se të mbahet konferenca ndërkombëtare për çështje klimatike në Skoci.

Aktivistë për ambientin, ligjvënës dhe shkencëtarë, kanë thënë se takimi përbën mundësi të rëndësishme për përforcim të përkushtimeve për zbatim të Marrëveshjes së Parisit për Klimën.

Më herët gjatë kësaj jave, një studim nga agjencia për motin e OKB-së, ka treguar se emetimet e gazrave serrë kanë arritur në nivele rekorde vitin e kaluar, pavarësisht një periudhe zvogëlimi gjatë izolimeve të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit./REL

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...