26.4 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Bojkotuan sërish mbledhjen, Alibeaj akuza mazhorancës: “S’duan të lejojnë që të thirret Rama si dëshmitar, dokumentet e ‘patronazhistëve’ ndodhen në selinë rozë”

Kryetari i Komisionit hetimor parlamentar për zgjedhjet e 25 prillit, Enkelejd Alibeaj, foli pas largimit të mazhorancës nga ky komision, duke e akuzuar atë se po pengon punimet e komisionit me bojkot.

Enkelejd Alibeaj akuzoi mazhorancën se me bojkotin që po bën po pengon punimet e këtij komisioni. Sipas Alibeajt, qëllimi i mazhorancës “është të pengojë të thirret dëshmitar Edi Rama”

“Ata s’duan të lejojnë që të thirret si dëshmitar Edi Rama, të thirren e të merren dokumente për patronazhistët që ndodhen në selinë e PS, s’duan që të merren të dhëna për shpërblimet 120 mln euro për rindërtimet, kanë marrë para nga buxheti i shtetit edhe ata që s’kishin probleme me tërmetin kundrejt votës. S’duan të japin të dhëna zyrtare për punësimet e përkohshme para zgjedhjeve, me qëllim për t’u marrë votën. Është fare e thjeshtë pengesa e tyre, unë do zbatoj ligjin”, tha kreu i komisionit.

Alibeaj deklaroi edhe një herë se do të ngrihet kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal ndaj administratës së Kuvendit për ndërprerjen e sinjalit të transmetimit të komisionit hetimor.

“Për administatën që hyn furishëm në kundërshtim me rregullat për të penguar punimet që heq sinjalin, kaq në panik janë heqin sinjalin që ju mediat e publiku të mos shohin cfarë po hetojmë, këto janë detyrime të cdo deputeti e imja po e po, për të paraqitur kërkesë për procedim disiplinor dhe kallëzim penal për shpërdorim detyre për pengim të punimeve të Kuvendit.

Sot komisioni ka kryer edhe pse në terr informativ, sinjali nuk shpërndahet, edhe administrata me një histerizëm prej kamikazi futet në mënyrë të vrazhdë për të ndërprerë punën kjo është situata me të cilën mazhoranca kërkon të vendosë pengesa për hetimin e komisionit hetimor të drejtën e cdo deputeti për të marrë prova. Ne e ezauruam këtë në fakt e jemi të vendosur ta cojmë deri në fund”, u shpreh Alibeaj.

Deklarata e Alibeajt vjen pasi mbledhja e kësaj të mërkure e komisionit nisi me debate dhe përfundoi me një incident, kryetari i komisionit hetimor për zgjedhjet kërkoi ndihmëne Gardës që të nxirrte nga salla Lefterije Lleshi Luzin.

Kuvendi ka ndërprerë sinjalin e regjisë së saj duke lënë mediat në ‘terr’, ndërkohë që demokratët kanë vijuar transmetimin në rrjetet sociale.

Anëtarët e Komisionit Hetimor janë ‘sajuar’ me një celular të cilin e kanë kaluar dorë më dorë, duke publikuar në Facebook qëndrimet e tyre.

Në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare dhe Hetimore me vendim të Kuvendit nuk lejohen kamerat e mediave, pasi ligjvënësit e PS vendosën të fusin sistemin e transmetimit me regji qendrore, vendim që u kundërshtua nga gazetarët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...

“Pse filmon?”/ Përleshja në Kakome, grupi i të rinjve dhunon 46-vjeçarin: pëson fraktura në...

0
Një përleshje është regjistruar në zonën e Kakomesë, ku Gentjan Papagjika, 46 vjeç, banor i Sarandës, ka mbetur i plagosur pas një konflikti me...

“Standardi europian nuk duhet të mbetet vetëm një objektiv në letër”, Koçiu zbulon prioritetet...

0
Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka prezantuar prioritetet e reja të qeverisë për sezonin politik, duke vendosur në fokus përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Përmes...

Tronditje në Spanjë, çifti irlandez gjendet i pajetë në vaskën e hidromasazhit, i zbulojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën, ku policia po heton vdekjen e një çifti me origjinë irlandeze, trupat e të cilëve u gjetën...