6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Ulin rrezikun e shtrimit në spital dhe rastet e vdekjeve/ Ilaçi i ri që parandalon shumëfishimin e koronavirusit mund të jetë i disponueshëm në SHBA përpara fundit të vitit

Ndërsa një trajtim i ri dhe premtues për COVID-19 po shqyrtohet për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara, një mbështetje e madhe financiare nga Fondacioni Bill dhe Melinda Gates synon ta shpërndajë këtë ilaç të suksesshëm në pjesën tjetër të botës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti njofton.

Pilulat janë shpresëdhënëse për ata që infektohen me COVID. Kompania farmaceutike Merck thotë se ilaçi molnu piravir parandalon shumëfishimin e koronavirusit.
Provat klinike tregojnë se nëse pilula merret herët, ajo ul rrezikun e shtrimit në spital ose përgjysmon rrezikun për vdekje. Ilaçi është i lehtë për t’u përdorur.
“Mund ta merrni në farmaci ashtu siç merrni mjekimet e tjera“, thotë Dr William Schaffner me Qendrën Mjekësore në Universitetin Vanderbilt.

Nëse Administrata e Ushqimit dhe Barnave miraton kërkesën e Merck-ut për përdorim urgjent, pilulat mund të jenë të disponueshme në SHBA përpara fundit të vitit. Kompania planifikon aplikime të ngjashme për përdorim urgjent në mbarë botën.
Por financimi dhe shpërndarja e këtij ilaçi dhe trajtimeve të tjera, përfshirë vaksinat, në pjesët e pazhvilluara të botës mbetet një sfidë:

“Situata është serioze sepse ky është një problem mbarëbotëror që ka nevojë për zgjidhje mbarëbotërore. Pra, thënia se askush nuk është i sigurt nëse nuk janë të sigurt të gjithë, është shumë e vërtetë”, thotë Ann Lindstrand me Organizatën Botërore të Shëndetit.

Shtetet e Bashkuara kanë blerë paraprakisht 1.7 milionë doza të ilaçit.

Për të ndihmuar në dërgimin e ilaçit me shpejtësi në pjesën tjetër të botës, Fondacioni Bill dhe Melinda Gates po jep 120 milionë dollarë për të nxitur prodhimin më të lirë të ilaçit të kompanisë Merck për vendet në zhvillim.

Mbështetja financiare është thelbësore për çdo trajtim të COVID-it. Dr. Caleb Hernandez është mjek urgjence, dhe studiues i ilaçeve të mundshme për COVID-in.

Ai thotë se janë duke u studiuar tre trajtime të tjera me ilaçe, përfshi një që rivalizon ilaçin e zhvilluar nga Merck. Ai thotë se atyre u mungon mbështetja financiare për të kërkuar miratimin e FDA-së.
“Qeveria nuk mund të shpenzojë 500 mijë dollarë për të bërë këto studime. Ne mbështetemi te kompanitë private për t’i çuar ilaçet për miratim në FDA. Kjo është arsyeja pse nuk shohim aq shumë risi sa mund të shihnim”, thotë Dr Caleb Hermandez me spitalin Coney Island.

Ekspertët kanë shprehur shqetësim se njerëzit mund të zgjedhin ilaçin në vend që të bëjnë vaksinën, një alternativë që ata e preferojnë pasi vaksina mëson trupin të prodhojë antitrupa.

“Vaksina në radhë të parë mund të parandalojë infektimin me COVID, dhe ne duam të parandalojmë infeksionet, jo vetëm të presim t’i trajtojmë ato pasi të ndodhin”, thotë Jeffrey Zients, koordinator i Shtëpisë së Bardhë për përgjigjen ndaj koronavirusit.

Dr. Hernandez kujton një kolegun e tij i cili e la profesionin pas ngarkesës së situates së COVID-it.
“Për gati dy vjet kemi luftuar çdo ditë, kemi parë njerëzi të vdesin, dhe mendoj se është shumë e vështirë kur njerëzit në komunitet nuk të besojnë. Ata mendojnë se je pjesë e ndonjë komploti ose je duke e ekzagjeruar dhe sajuar gjëra. Më pas shkon në punë dhe humbet shumë njerëz nga kjo sëmundje”, thotë Dr Caleb Hernandez.

Me gati pesë milionë vdekje në mbarë botën – dhe 740 mijë vdekje në Shtetet e Bashkuara nga COVID – një artiste krijoi instalacionin me një flamur të bardhë për secilin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...