8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Helmimi i 600 qytetarëve nga uji në Krujë/ ISHP zbulon rezultatet e analizave, në një pikë vetëm të ujësjellësit ka rezultuar bakteri enterokok

ISHP ka komunikuar sot rezultatet e analizave të ujit pas helmimit të rreth 600 qytetarëve në Krujë, ku është konstatuar prania e bakterit enterokok në një pikë të Ujësjellësit.

Nëndrejtori i ISHP, Dritan Ulqinaku e cilësoi sot situatën shëndetësore të banorëve në Krujë, një epidemi të shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh. Sipas tij, kjo gjë ka bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës.

Më lejoni t’ju konfirmoj në emër të Institutit të Shëndetit Publik i cili ka ndjekur nga afër situatën epidemiologjike të shkaktuar në Krujë, situatë e cila solli një numër të lartë personash të cilët kishin çrregullime gastrointersinale. Situatë e cila do të vazhdojë të ndiqet me rigorozitet edhe në ditët e ardhshme.

Nga analizat e marra nga Instituti i Shëndetit Publik ka rezultuar që në një pikë vetëm të ujësjellësit të Krujës ka rezultuar bakteri enterokok i cili mendohet që mund të jetë shkaktari i këtyre shqetësimeve gastrointersinale që qyetarët e Krujës kanë pasur. Nga ana tjetër më lejoni t’ju them se situata sot që ne flasim është shumë e qetë. Pothuajse ka mbaruar çdo shqetësim në qendrën shëndetësore dhe në spitalin e Krujës. Do të vazhdojmë ta ndjekim me rigorozitet.

“Mendojmë që është një epidemi e shkaktuar nga uji si rezultat i ndotjes së ujërave sipërfaqësore të shirave të rëna para pak ditësh dhe që kanë bërë interseptimin me ujërat e pijshëm të ujësjellësit të Krujës. Këto janë rezultatet zyrtare”, tha nëndrejtori i ISHP.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...