19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Lëkundje të forta tërmeti në vendin tonë, ja ku ishin epiqendrat dhe magnitudat

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pak minuta më parë në vendin tonë.

EMSC, shkruan se bëhet fjalë për dy tërmete. I pari është regjistruar me magnitudë 3.3 të shkallës rihter, ndërsa epiqendra është në Elbasan. Thellësia e këtij tërmeti është vetëm dy kilometra.

Ndërsa tërmeti i dytë është shënuar në Bulqizë, në njësinë administrative Shupenzë.

Magnituda e këtij tërmeti ka qenë më e fortë se e para, pasi bëhet fjalë për magnitutë 4.4 të shkallës rihter, ndërsa thellësia 14 km.

Deri në këto momente nuk raportohet për dëme dhe persona të lënduar si pasojë e lëkundjeve.

opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT