38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Ndërrimi i firmave në dokumente/ Pritet të dal para Komisionit të Posaçëm të Apelimit gjyqtari i gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi

Pritet te dalë para Komisionit të Posaçëm të Apelimit në datën 8 Nëntor 2021, gjyqtari Sokol Ngresi, i cili ushtron detyren e tij në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Seanca duket se do përfshihet në debatin, mbi rezultatin shkencor nëse firmat e hedhura në një dokument kontratë paraprake për blerjen e një apartamenti në Vlorë, i përkasin atij ose jo.

Kjo kontratë e firmosur prej gjyqtarit, Sokol Ngresi, nuk doli gjatë procesit të verifikimit të tij në KPK-ë, e cila vendosi ta konfirmojë Ngresin në detyrë.

Por tashmë kontrata jo noteriale e datës 26 shkurtit 2014, duket se ka dalë nga fundi i dheut dhe mbi bazën e saj, Komisioneri Publik, ka ushtruar Apelimin e subjektit, Sokol Ngresi, në KPA.

Kontrata e porositjes së një apartamenti me vlerë 68 mijë euro, mban si firmëtar, gjyqtarin e Apelit Vlorë, Sokol Ngresi dhe ndërtuesin e kompanisë “AFA Konstruksion”, Flamur Kadëna.

Kjo kontratë është një nga denoncimet me të forta kundër Ngresit, i cili ka ardhur në shkallën e dytë të verifikimit, në formën e një denoncimi, duke bërë një gjetje të pasurisë që Ngresi nuk e kishte deklaruar.

Sipas denoncuesit Flamur Kadëna, mënyra e pagesës për blerjen e këtij apartamenti është ndarë në 8 këste, ku në fakt janë paguar nga gjyqtari Ngresi, vetëm 3 këste.

Në datën 26 shkurt 2014, 8 mijë euro,në 27 maj 2014, 6 mijë euro dhe në 29 shtator 2014 plot 6 mijë euro. Për këto tre pagesa gjyqtari Sokol Ngresi, ka nënshkruar dhe tre mandate arkëtimi të kompanisë “AFA Konstruksion”, pagesa të cilat janë bërë dorazi dhe jo me një transaksion bankar.

Kadëna dhe gjyqtari Ngresi, tashmë janë ballafaqur në KPA dhe secili ka mbajtur qëndrim të kundërt nga njëri-tjetri. Pasi biznesmeni Kadëna, ka deklaruar se kontrata ishte e rregullt dhe ishte firmosur nga gjyqtari Ngresi, ndërsa ky i fundit ka deklaruar se kontrata është e falsifikuar dhe nuk rezulton të jetë nënshkrimi i tij.

Për shkak të kësaj paqartësie, anëtarët e KPA-së, vendosën të thërasin në seancë dy ekspertë të policisë Shkencore, për të marë firmat e gjyqtari Ngresi me qëllim ekspertimin e tyre, nëse janë të vërteta ose jo.

Ndërrimi i firmave është konstatuar edhe në seancën e datës 1 tetor 2021, pasi është kërkuar të vihen në dispozicion edhe vendimet e vitit 2014, viti kur është lidhur dhe kontrata mes tyre.

Denoncuesi Flamur Kadëna ka hedhur akuza të forta jo vetëm në drejtim të Ekspertëve, të cilët ai i quan si të blerë, por edhe në drejtim të KPA, ku pretendon se KPA e ka paracaktuar fatin e Gjyqtarit Sokol Ngresi.

opennews.al
opennews.al
opennews.al
opennews.al

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...