7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Mandati i ‘Vettingut’/ Mbledhja e përbashkët fillon me tensione, deputetët e opozitës bojkotojnë seancën

Mbledhja e përbashkët e Këshillit për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend, u shoqërua me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, në lidhje me nismën kushtetuese që synon zgjatjen e procesit të vetingut.

Mosdakordësitë mes palëve ka bërë që opozita të braktiste sallën.Shkak për këtë u bë shqyrtimi në seancë vetëm i nismës së propozuar nga socialistët mbi zgjatjen e vetnigut.

Nisma e propozuar nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore dhe territoriale sipas të majtëve nuk mund të shqyrtohej sot, pasi nuk kishte mbushur ende dy javë kohë nga depozitimi i saj në Kuvend.

Që në krye të herës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj theksoi se kjo mbledhje duhet të shtyhej.

Sipas tij, kjo çështje duhej të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshimeve kushtetuese. Ai tha se mbledhja duhej të mbahej më 3 nëntor. Nga ana tjetër, deputetja e PS-së Klotilda Bushka tha se maxhoranca propozon që nismat të propozohen veç e veç dhe jo të gjitha së bashku pasi zgjatja e afateve të vettingut nuk pret pasi KPK ka mandat deri në qershorin e ardhshëm.

Ndërkohë që seanca vijoi vetëm me praninë e anëtarëve të Partisë Socialiste. E pranishme në mbledhje ishte dhe përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, e cila nuk e bojkotoi atë.

Pjesë nga debati:

Alfred Rushaj:

Më datê 15 tetor është depozituar një nismë nga PS për ndryshimin e Kushtetutës .Më datë 20 është depozituar gjithashtu nga ne projektligji për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8417, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, e ndryshuar. Të dyja këto nisma, flasim për shtesa dhe ndryshime në të njëjtin ligj, që është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Të dyja këto nisma janë lajmëruar njësoj, në të njëjtën seancë, më datë 25.10.2021 nga ju përpara të gjithë deputetëve të Republikës së Shqipërisë. Ne e shohim që keni respektuar afatin minimal që ka vendosur rregullorja e Kuvendit, sapo janë mbushur 2 javë, keni njoftuar mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillin e Legjislacionit për të shqyrtuar nismën e deputetëve të shumicës, nëse po ky standard do të respektohet nga ana juaj, pasnesër me datë 3 nentor plotësohet i njëjti afat minimal për shqyrtimin e nismës së paraqitur nga opozita. Duke qenë se ligji që ndryshohet, është Kushtetuta, do të duhet të caktojmë relatorët dhe ekspertët për të dy nismat, duke qenë se këto nisma mund apo kanë ndërlidhje me njëra-tjetrën, ne sensin që mund të kenë ndikime dispozitat tek njëra-tjetra, dhe duke qenë se në kalendarin tre javor janë parashikuar në një pikë, ajo çfarë ne propozojmë është, të shtyhet kjo mbledhje dhe duke prezumuar i njëjti standard, për njoftimin e nismës në këtë mbledhje të përbashkët, do të ruhet edhe për propozimin e pakicës, pra të opozitës, të bëhet kjo mbledhje e përbashkët më datë 3 nentor, ku të caktohen relatorët e të dyja palëve për të dy nismat dhe kështu të vijojë në mënyrë të harmonizuar shqyrtimi nëpër komisione.

Lindita Nilkolla: Fakti që ju jeni refraktar ndaj kësaj mbledhjeje nuk do të thotë që ne nuk ju duam ju këtu, e kundërta nuk është e vërtetë. Komente të tilla nuk i shkojnë për shtat edhe kësaj mbledhjeje. Unë propozoj ta hedhim në votim.

Ermonela Felaj: Kjo mbledhje është tërësisht legjitime konform rregullores. Ka një iniciativë që është paraqitur nga 1/5 e deputetëve ashtu sikundër ju keni propozuar. Po ky nen i rregullores nuk na lejon që ne të mblidheshim përpara dy javësh për nismën e maxhorancës. Ne po fillojmë sot dhe ju po kërkoni që të bashkoni diçka që nuk e keni ende në shqyrtim pasi nuk janë bërë ende dy javë. Ta ndalon rregullorja që duhet të kalojnë dy javë. Nëse ju e përdorni këtë për të bllokuar mbledhjen kjo është punë tjetër. Nuk mund ta shtyjmë mbledhjen pasi një nismë që bën 2 javë të merret në shqyrtim. Çështja është që ne do të zhvillojmë këtë procedurë sot ashtu sikundër do të shqyrtojmë çështjen tuaj pas dy javësh.

Alibeaj: Ka shumë tension, s’duhet të ketë, jemi në fillim të diskutimit të dy nismave të depozituara të njoftuara prej jush. kjo nuk është dhe s’ka si të jetë kushtetuta e maxhorancës apo opozitës. Është kushtetuta e shqiptarëve, duhet parë në mënyrë integrale. S mund të ketë 2 kushtetuta. T’i bëjmë thirrjes arsyes dhe rregullores, mos përfitojmë nga fakti që publiku s është aq familjar me procedurat. Me një tempizëm ekstrem.. ju kujtoj që rregullorja thotë shqyrtimi mund të nisë jo më shpejt se dy javë, ndërkohë kërkesa logjike është duke ruajtur të njëjtin temp kërkesa jonë është shqyrtimi të nisë dy javë e tre ditë, të mërkurën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT