30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Vendimi për “30 qershorin”/ Balla: Tani vendimmarrja i takon Presidentit. Pati përpjekje për të minuar zhvillimin e zgjedhjeve

Një ditë pas vendimit të bërë publik nga Gjykata Kushtetuese e cila legjitimon zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita nuk mori pjesë, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla tha se respektimi i vendimeve të Gjykatës për “30 qershorin” është detyrim.

Sipas tij, “Presidenti si një institucion i rëndësishëm duhet të marrë vendimmarrjet në atë që përcakton kushtetuta në këtë rast”.

“Respektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është detyrim. Natyrshëm që Presidenti i Republikës si institucion i rëndësishëm duhet të marrë vendimmarrjet në atë që përcakton Kushtetuta në këtë rast”, u shpreh Balla.

Më tej ai shtoi se nga ana e PD-së dhe partive të tjera pati përpjekje për të minuar dhe penguar zhvillimin e zgjedhjeve.

“PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit dhe të mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe partitë e tjera për të minuar këto zgjedhje”, tha ndër të tjera Balla.

I pyetur nëse i ka gati emrat PS për kandidatët për bashkitë që nuk kanë kryetarë, Balla tha:

“Unë s’do jap përgjigje, natyrshëm që PS është sot krenare për vendimmarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit.

Mos harrojmë që pati një përpjekje nga PD dhe forca të tjera të opozitës së atëhershme për të minuar e penguar zhvillimin e zgjedhjeve, nuk ramë pre e presionit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...