17.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Përgjysmimi i Tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë/ Kryeministri Rama: “Përfitojnë 60 000 persona”

Kryeministri Rama ka sjellë në vëmendje vendimin për përgjysmimin e Tatimit për pagat nga 40-50 mijë lekë.

Përmes një fotoje të postuar në “Facebook” kreu i qeverisë bën me dije se nga ky përgjysmim i tarifavae përfitojnë 60 000 persona.

“Përgjysmimi i Tatimit për pagat 40 deri në 50 mijë lekë. Përfitojnë 60 000 persona”, shkruan Rama.

Kujtojmë që për pagat deri në 50 mijë lekë tatimi mbi të ardhurat është përgjysmuar, nga 13 për qind që është aktualisht në 6.5 për qind. Ky taksim nuk do të aplikohet për pagën e plotë por vetëm për diferencën (50 mijë-30 mijë).

“Projektligji parashikon reduktimin e normës tatimore me 50% për tatimpaguesit me të ardhura nga paga nga 40,001 lekë/muaj deri në 50,000 lekë/muaj. Ndërkaq pas 8 vitesh qeveria rriti pragun e pagës së pataksueshme nga 30 në 40 mijë lekë.

opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT