16.5 C
Tiranë
Friday, November 22, 2024
spot_img

Kreu i “BioNTech” shpjegon pse nevojitet doza e tretë e vaksinës kundër Covid-19

“Rreth shtatë muaj pas dozës së dytë të vaksinës Covid, ne mund të marrim koronavirus”, kështu ka deklaruar Ugur Sahin, kreu i kompanisë gjermane të BioNTech, për gazetën “Bild”. Ai shpjegon se doza përforcuese e vaksinës vjen për të mbushur boshllëkun dhe madje është efektive kundër mutacionit “Delta”.

Deklaratat e kreut të kompanisë gjermane të BioNTech vijnë në kohën kur gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer, me të cilin po bashkëpunon për përgatitjen e një vaksine kundër covid-19, njoftoi se ai ka gati pilulën kundër koronavirusit.

“Nga muaji i shtatë, i tetë apo i nëntë pas dy dozave të para të vaksinës Covid, nivelet e antitrupave fillojnë të bien, duke e lënë trupin të prekshëm ndaj sëmundjes”, tha Sahin.

Duke komentuar gjetjet e provave klinike, drejtori i BioNTech tha se kur dikush është i infektuar me covid dhe është plotësisht i vaksinuar, nuk do të sëmuret rëndë.

“Përveç kësaj, ne kemi të dhëna studimore që tregojnë se një dozë përforcuese rikthen mbrojtjen e vaksinës (gjashtë muaj pas dozës së dytë). Kjo vlen edhe për mutacionin e virusit Delta. Për këtë arsye të moshuarit duhet të marrin urgjentisht dozën përforcuese, gjashtë muaj pas dozës së dytë të vaksinës kundër koronavirusit”, tha Sahin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT