7.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Vjedhja e energjisë elektrike/ Nga jugu në veri, policia bën bilancin, në tre javë u arrestuan 58 persona, procedohen penalish dhe 3 punonjës të OSHEE-së

Përmes një deklarate për mediat Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Ylli Vasili tha se në bashkëpunim me OSHEE-në, kanë vijuar aksionet për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Policia e Shtetit ka bërë kështu një bilanc të tre javëve të fundit për kontrollet dhe rastet e vjedhjes së energjisë elektrike.

Drejtori i Drejtorisë, Ylli Vasili, thotë se gjatë ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë në qarqe janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas, janë shpallur në kërkim 3 shtetas, janë proceduar penalisht 33 shtetas, si dhe 3 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre, konkretisht:

Ndërsa nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 Vasili tha se janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme.

Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Njoftimi i policisë:

Strukturat e Policisë së Shtetit vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, në bashkëpunim me OSHEE-në, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë ditëve të fundit, si rezultat i kontrolleve janë evidentuar 48 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Për këto raste, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatet e Policisë në qarqe janë arrestuar në flagrancë 12 shtetas, janë shpallur në kërkim 3 shtetas, janë proceduar penalisht 33 shtetas, si dhe 3 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre, konkretisht:

Në Elbasan janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë. Gjithashtu, po nga këto struktura janë proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, 3 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk kanë raportuar për ndërhyrjet në aparatet matëse të energjisë elektrike.

Në Tiranë janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas, janë proceduar penalisht 2 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë kapur 3 shtetas të shpallur në kërkim më parë.
Në Vlorë janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 shtetas tjetër.
Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë proceduar penalisht 6 shtetas të tjerë.
Në Berat është arrestuar në flagrancë 1 shtetas.
Në Shkodër janë proceduar penalisht 16 shtetas.
Në Gjirokastër janë proceduar penalisht 4 shtetas.
Në Durrës është proceduar penalisht 1 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas tjetër.
Në Dibër është proceduar penalisht 1 shtetas.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, nga data 14 tetor deri më datë 8 nëntor 2021 janë evidentuar 237 raste të vjedhjes së energjisë në banesa dhe në disa subjekte të ndryshme. Për këto raste janë arrestuar në flagrancë 58 shtetas, janë proceduar penalisht 130 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 34 shtetas të tjerë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 4 punonjës të OSHEE-së, për “Shpërdorim detyre”.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontrolle të pandërprera në territor, jo vetëm për të evidentuar rastet e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së energjisë elektrike, por edhe për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të sigurt, reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT