30.1 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Rregull jokushtetues”/ Thellohet beteja për vaksinimin e detyrueshëm në ShBA, administrata Biden kundër gjykatës: Është i nevojshëm!

Vaksinimi i detyrueshëm kundër Covid-19 në vendin e punës vazhdon të jetë një çështje e debatueshme në Shtetet e Bashkuara. Administrata e Presidentit Biden pritet të përgjigjet këtë javë ndaj një vendimi të fundit të gjykatës federale për të ndaluar përkohësisht zbatimin e rregullit federal të vaksinimit të detyrueshëm për punonjësit e kompanive të mëdha.

Në Shtetet e Bashkuara, po intensifikohet lufta mbi rregullat për vaksinimin e detyrueshëm kundër Covid-19 të punonjësve. Shtëpia e Bardhë do t’i përgjigjet këtë javë një urdhri gjykate që ndalon përkohësisht zbatimin e një rregulli federal që e bën të detyrueshëm vaksinimin për bizneset me më shumë se 100 punonjës. Disa shtete, biznese dhe grupe fetare kanë ngritur padi kundër këtij rregulli, duke argumentuar se ai është jokushtetues.

Administrata e Presidentit Biden argumenton se rregulli është i nevojshëm.

“Ka raste kur ne e kuptojmë se vendimet tona kanë një efekt më të gjerë te njerëzit përreth nesh. Covid-19 na e ka kujtuar këtë. Për këtë arsye rregulli për vaksinim të detyrueshëm në vendet e punës do të jetë i dobishëm dhe një hap i domosdoshëm për të përshpejtuar rrugën tonë drejt mposhtjes së pandemisë”, tha Dr. Vivek Murthy, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për shëndetin publik.

Administrata e Presidentit Biden thotë se është përgjegjësi e qeverisë federale që të miratojë dhe zbatojë rregullat e sigurisë në vendin e punës. Por disa ligjvënës thonë se rregullat për Covid-19 i tejkalojnë kompetencat e qeverisë.

“Unë nuk mendoj se njerëzit duan që t’u hiqet e drejta e tyre për të marrë vendime mbi këtë çështje. Unë nuk mendoj se ata duan një precedent ku qeveria federale mund të ndërhyjë dhe thjesht t’ju detyrojë të bëni çfarë të dëshirojë”, tha guvernatori i Floridës, Ron DeSantis.

Me rritjen e numrit të njerëzve që regjistrohen çdo ditë për të marrë vaksinën, disa thonë se një betejë për rregullat federale për vaksinim të detyrueshëm, që do të hyjnë në fuqi në janar, mund të mos jetë e dobishme.

“Nga pikëpamja e politikave publike, ne duhet të pyesim veten se cili është qëllimi ynë? Ne kemi vaksinuar rreth 81% të personave mbi 18 vjeç. Ku duhet të arrijmë dhe çfarë çmimi jemi të gatshëm të paguajmë në lidhje me përçarjet kulturore dhe sfidat që sjellë kjo”, thotë Dr. Scott Gottlieb, ish-komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve.

Ndërsa numri i rasteve të reja me Covid-19 vazhdon të bjerë në Shtetet e Bashkuara, rreth 70,000 infeksione të reja regjistrohen çdo ditë./ VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...