1.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Basha: “E mjelin shtetin si doktorë shkencash, por nuk kanë diplomë nga akademia e barinjve, miliarda euro borxh për një grusht njerëzish të lidhur me Ramën”

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kreu i PD Basha ngriti shqetësimin se qeveria e Edi Ramës ka marrë borxh më shumë se të gjitha qeveritë së bashku nga viti 1991 deri në 2013-tën.

Lulzim Basha, tha gjatë fjalës së tij në Kuvend, se vendi ndodhet në një situatë të rënduar ekonomike.

Kryedemokrati theksoi se të gjitha këto miliarda borxh shkuan për një grusht njerëzish që sipas tij janë të lidhur me kryeministrin.

“Zonja dhe zotërinjë,Të nderuar qytetarë. Pak ditë më parë, më ra në sy një lajm mbi përgjigjen që ky që qëndron ulur këtu mbrapa, i kishte kthyer pyetjes, si do të frenohet ikja e shqiptarëve.

Dhe në atë që tashmë njihet si përpjekja e tij djallëzore për të normalizuar të keqen, lexova që ka thënë se nuk ka forcë ta ndalojë largimin e shqiptarëve.

Pyetja që sot dua të shtroj përpara shqiptarëve, është nëse realisht është e pamundur të ndalohet kjo katastrofë kombëtare që po ndodh, dëshmitarë të së cilës jemi të gjithë ne, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

Teksa shohim shkollat që mbyllen për mungesë nxënësish, fshatrat që zhduken nga harta e Shqipërisë, të rinj dhe të reja që ikin përditë, studentë që nuk duan të kthehen më pas një ekperience jashtë vendit.

Pra një tkurrje alarmuese që vendos në pikëpyetje të fortë qëndrueshmërinë tonë si shoqëri, jo vetëm sot, por në dekadat në vijim. 

Përgjigjen e ketij që ulet prapa, këtij që ndër rekordet e zeza në drejtim të vendit ka arritur të shënojë edhe renditjen e Shqipërisë përpara Sirisë në luftë civile të Asadit, sa i përket numrin e azilkërkuesve në Europë, e keni.

Jo vetëm me fjalë, sic është shrehur pak ditë më parë, por edhe me vepra.
Sepse në 8 vite, edhe pse ka rritur taksat, Edi Rama ka marrë borxh sa të gjitha qeveritë e Shqipërisë sëbashku, nga 1991 deri në 2013-ën, miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, të cilat nuk u kthyen në mirëqënie për familjet e thjeshta, as nuk shkuan për një sistem arsimor më të mirë, as për një sistem shëndetësor më cilësor, as në mbështetje për blegtorët dhe fermerët, as në rroga më të larta, as për pensione dinjitoze për të moshuarit tanë.

Miliarda euro borxh në emër të shqiptarëve, edhe njëherë sa të gjitha qeveritë të marra bashkë nga 1991 deri në 2013-ën, që nuk shkuan për qytetarët dhe as nuk e bën dot Shqipërinë një vend më të jetueshëm, por e kthyen në një vend që konkuron me shtetet në luftë civile për numrin e azilkërkuesve në Europë, në raport me popullsinë.

Po ku shkuan këto miliarda euro boxh?
Përgjigja është e thjeshtë.

Në këtë shtet të cilësuar si i kapur nga korrupsioni nga Transparency International, të cilin Departamentit Amerikan të Shtetit e rendit si vendin më të korruptuar në Rajon dhe në Europë, këto miliarda euro borxh të marra në emër të shqiptarëve shkuan për një grusht të vogël njerëzish, të lidhur ngushtë me këtë që është ulur këtu mbrapa

Që e mjelin shtetin e shqiptarëve si doktorë shkencash, edhe pse nuk kanë diplomë nga akademia e barinjëve me të cilën tallen për të mbuluar dështimin në sektorin e bujqësisë.

Mjafton t’i hedhim një sy projekt buxhetit të vitit të ardhshëm, ku duket qartë se cilat janë prioritetet e tyre”, tha Basha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT