4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Basha: “Projekti ynë nuk do të ndalet, kundërshtarët e vettingut në politikë do të jenë një pakicë e papërfillshme”

Kryedemokrati Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Parlament ka akuzuar qeverinë se prioritet kanë përdorimin e paciptë të parave të familjeve shqiptare në shërbim të klientëve të tyre.

Basha u shpreh po ashtu se 50% e shqiptarëve jetojnë me rrezikun e varfërisë, duke shtuar se kjo babëzi për pushtet ka bërë që të eksportojmë shqiptarë, e të importojmë hallexhinj, nga cepat më të largët të botës.

“Jam i vetëdijshëm që disa prej qytetarëve mund të jenë lodhur nga shifrat e shumta që kanë dëgjuar këto javë për shkak të debateve mbi buxhetin Sidomos nga shifrat e larta që shpesh herë është vështirë t’i rrokësh në jetën e zakoshme. Por 2 miliardë euro për 7 kontrata e reja me PPP, tregojnë qartë se prioritet kanë përdorimin e paciptë të parave të familjeve shqiptare në shërbim të klientëve të tyre. Prandaj, kur e pyesin për largimin e shqiptarëve, ngre supet Sepse atë karrige e mban me dhe për një grusht të vogël oligarkësh. Jo për ndërtimin e kushteve të domosdoshme që të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi ta ndërtojnë të ardhmen këtu, pranë familjeve dhe njerëzve të dashur.

“Dhe kjo çmenduri me paratë e qytetarëve të vendit më të varfër të Europës, 50% e të cilëve jetojnë me rrezikun e varfërisë dhe përjashtimit social, sipas Eurostatit me një shifër që është më e larta në rajon dhe 2 herë me e lartë se mesatarja e BE-së; Kjo çmenduri dhe babëzi për pushtet dhe pasuri, ka bërë që të eksportojmë shqiptarë, të cilëve u është mohuar një e ardhme më e mirë në vendin e tyre, e të importojmë hallexhinj, nga cepat më të largët të botës, për të zëvendësuar bijët dhe bijat e shqiptarëve, me skllevër modernë, pa të drejta politike.

Ndaj edhe sot, kur PPP-të zënë gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto, sipas FMN-së, me borxhin publik më të lartë të historisë, përgjigjja e kërij që ulet prapa, për çmimet e rritura, për konsumin dhe të ardhurat për frymë më të ulëta në Europë, është si ajo për largimin e shqiptarëve:  një ngritje supesh. Pak problem është për ta se Shqipëria po përballet dhe do të përballet me efektet shkatërrimtare që sjell largimi i mjekëve, inxhinierëve, ekspertëve, pra e pjesës më të gjallë dhe të kualifikuar të shoqërisë.

Pak problem është për ta se largimi i të rinjve do të godasë pamëshirshëm ekonominë e vendit, me rënien e pashmangshme të fuqisë punëtore. Pak problem është për ta që sistemi arsimor po përballet me rënien e vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe studentëve. Pak problem është për ta që kjo zbrazje e klasave, në të gjitha nivelet, do të thotë rënie e numrit të mësuesve dhe pedagogëve. Pak problem është për ta se rënia e popullsisë, që do të thotë edhe rënie të lindjeve, do të godasë sistemin shëndetësor dhe atë të pensioneve.

Sepse hallet e tyre nuk janë hallet e qytetarëve, por koncesionet dhe PPP-të. U mjafton që zinxhiri i interesave që lidh politikanët e korruptuar dhe oligarkët të vazhdojë të qarkullojë miliarda euro, e t’i pastrojë ato në parajsat fiskale, pa shqetësimin më të vogël se kjo rrotë e dhjamosur nga babëzia e pafre po rrokullis drejt humnerës ekonomike shumicën dërrmuese të shoqërisë shqiptare”, tha kryedemokrati.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...