0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

“Me tolerancë zero ndaj kujdo që do të na dalë përpara”/ Ministri Manja thirrje zyrtarëve të tregojnë kujdes

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manjës iu bëri thirrje zyrtarëve të shtetit që të tregojnë kujdes dhe të dëgjojnë zërin e qytetarit.

“Ne ruajmë identitetin tuaj. Do ta falënderoj sot që dosja është gati dhe po e dorëzoj në prokurori. Me shumë kënaqësi nëse ma lejon, kur drejtësia të thotë fjalën e saj. Sapo ka filluar puna dhe njësia Anti-korrupsiion ka shumë raste. Takimi javën që vjen do të jetë për Hipotekën dhe Legalizimet. Do të vazhdojë aksioni ndaj këtyre zyrtarëve që abuzojnë, shushunjave. Nga sot çdo zyrtar i këtij shteti, në çdo pjesë të territorit do të duhet ta dinë se qytetarët nga sot kanë një zë të tyren dhe që i kontrollojnë veprimtarinë e tyre direkt nga telefoni. Detyra jonë si Antikorrupsion është që t’i çojmë këto raste drejt zgjidhjes. Çdo shkelje që denoncohet, kërkohet rezultati, produkti. Nëse shkelja përsëritet, nëpunësi do i nënshtrohet masave disiplinore. Ne do të flasim me vepra përmes atyre mekanizmave.”, tha ai.

Ministri Manja, denoncoi publikisht një rast të abuzimit me detyrën nga ana e punonjësve të AKU-së në Fier.

Sipas ministrit ky rast ishte denoncuar në Njësinë Antikorrupsion në dikasterin që ai drejton nga vetë qytetari, i cili kishte provuar me fakte presionin e punonjësve të AKU-së për marrjen e rryshfetit. Provat për rastin në fjalë sipas ministrit u referuan në prokurori për veprime të mëtejshme.

“Me tolerancë zero ndaj kujdo që do të na dalë përpara, rasti i sotëm është një nga pesë rastet e para pasi lidhet me një qytetar që nuk ka heshtur dhe nuk ka pranuar të japë rryshfet. Meriton mirënjohjen time dhe të kryeministrit Edi Rama. Është shembulli që duhet të mos heshtin përpara gjobvënësve me vulë shteti që i dërgojnë dhe fjalë “nesër hajde andej vëlla”, “kalo njëherë sille atë plaçkë”. Ne na takon ta provojmë me fakte që qytetarët nuk duhet të struken për të denoncuar pasi na kanë në krah deri në fund. Heshtja nuk është zgjidhje.

Qarje dhe sharjet janë legjitime nga pikëpamja humane, por nuk janë të denja nga pikëpamja demokratike dhe prindërore, pasi nëse zgjatet heshtja zgjatet litari që i trashëgojmë fëmijëve tanë. Nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes zgjatet dhe litari që sot është mbi ne dhe nesër mbi fëmijët tanë.

Po ju sjell rastin që përmenda. Qytetari është vendosur në presion nga AKU-ja Fier, por nuk iu është bindur, ka kontaktuar njësinë anti-korrupsion.

Nuk po e lëmë me kaq do të vendosim nën hetim edhe drejtuesin e institucionit. Jo se kemi prova se është i përfshirë, por do ta kallëzojmë pasi duhet të kenë informacion mbi çdo gjobë që vihet dhe proporcionalitetin e shkeljes së bërë. Ne kemi prova se këto inspektorë do të duhet të përballen me ligjin. Pa ndihmën e qytetarët kjo nuk do të ishte e mundur. Ngjarja ka ndodhur në datat 14/15 i 9 në Fier, është shoqëruar me pamje filmike dhe ne kemi vendosur në dispozicion të prokurorisë dhe emrat e punonjësve.

Uroj që prokuroria të vihet në lëvizje. Kam një thirrje për qytetarët, na sfidoni na vini në provë, nëse nuk ju zgjidhim problematikën, atëherë na shani.

Ja bëj këtë thirrje qytetarëve që ankohen për mjekët, për infermierët, për policët, për inspektorët në terren. Nuk mund ta fitojmë këtë betejë vetëm, së bashku mund t’ia dalim. Po ju njoftoj se në Shqipëria që duam, me një klik mund të bëni denoncimin tuaj.

Takimi i radhës do të jetë për hipotekën dhe legalizimet të cilët do të kenë një fat si kjo dosje e cila do të dorëzohet në SPAK dhe në prokurori. Nga sot çdo zyrtar i këtij shteti do duhet ta dijë se qytetarët nga sot kanë një zë të tyre. Detyra jonë është t’i çojmë deri në fund këto raste”, tha Manja.

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT