0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë/ Duma: “Çështjet sociale janë dështim, nuk e mbuloni dot, ky vend jeton mbi 50% në varfëri absolute”

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ngriti shqetësimin sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë lidhur me varfërinë në vend dhe me skemën e futjes dhe të daljes së qytetarëve në listën e ndihmës ekonomike.

Grida Duma ngriti akuzën se ministria e Shëndetësisë dhe qeveria ‘ka dështuar’ dhe se nuk i ‘mbulon dot çështjet sociale’.

Deklarata e Grida Duma

Për fokusin e çështjeve sociale dhe mirëqenies jua them jo në logjikën tuaj se ju jeni ministre, por është një vendim stategjik qeveritar, cështjet sociale që mbulohen nga ministia e Shëndetësisë janë dështim, nuk e mbuloni dot, duhet ta deklaronit që nuk e mbulonit dot, dhe vijmë këtu e thoni ka kaq shumë pyetje e nuk iu përgjigjem dot.

Ky vend jeton mbi 50% në varfëri absolute, që do të thotë në krim, në papunësi, në moszhvillim, ju nuk i mbuloni dot zonja ministre. Doja një specialist të cështjeve sociale që e njeh cështjen vërtet e s’mund të relatoni politikisht kur nuk bëni dot gjë financiarisht.

Kur do vini ju me logjikën që të llogarisni minimumin jetik në këtë vend? Që të bëhet një referencë kush është pagesa financiare e minimumit jetik që njerëzit mos jenë në varfëri absolute kur janë të paaftë për punë.

Do vazhdojmë që të diskutojmë që 100 mijë lekë të vjetra mban një familje shqiptare? E papranuesme e kriminale

Ç’do të thotë dyfishim i ndihmës ekonomike? Do të thotë varfvëri absolute prapë. Merrni studimete prestigjioze neutrale, për të jetuar në Shqiperi nje familje me 4 anëtare duhet të ketë së paku 640 mijë lekë të vjetra, dhe asistenca sociale sot në Shqipëri nuk kap 1 të 6 e kësaj.

E dyta, kur do shpallni ju kriterin dhe koeficentin mbi të cilin llogaritet dhe futet dhe del nga skema dikush nga ndihma ekonomike? Që ky vend qeveriset si në fushatë elektorale vetëm 45 ditë para se të kërkonit vota dhe nxirrni 50 mijë famije nga skema e fusni 60 mijë familje në skemë brenda 3 muajve a thua se varfëria ndryshoi brenda 45 ditëve të gjithëve majtas djathtas duhet të na prekë.

Ky vend s’mund të qendrojë në këtë lloj varfërie që ju e tenderoni në fund varfërinë me nevojën për të ardhur prapë në pushtet.

A do shpallni ju koeficentin me të cilën ju përllogarisni që me ato mjete te falura kriterin e ndihmës ekonomike që me një lavatrice e tv të vjetër i nxirrni nga lista kur si keni në listën e patronazhistëve? Më vjen keq që jua përmend, se s’dua t’jua përmend.

Nga ana tjetër thoni papunësia t4ek të rinjtë është 11.6%. Unë e di që njerëzit nuk hanë shifra e janë lodhur duke na dëgjuar me shifra të mëdha , por në ka shqiptar që dëgjon që vetëm 11% e të rinjve janë papunë nuk di sa mund te gajaset, sa duhet të qeshin në mënyrë cinike me fatin e vet, kur juve sot ju mungojnë 100 mijë fëmijë nëpër shkolla se kanë ikur sivjet. 200 mijë të rinj mungojnë se kanë ikur në 6 vite

Papunësia e te rinjve problemi qenka shifra 11%? Ju e dini mirë që kriterin e papunësisë e keni j 50% larg realitetit, por e keni 70 % larg realitetit. Ju konsideroni të papunë ata që s’kanë asnjë pronë dhe deklarohen te zyra e punës. 80% të papunëve nuk shkojnë fare te zyra e punës se s’kanë besim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT