11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Testet anti-Covid dhe certifikata e vaksinimit për udhëtimet drejt Greqisë/ Ministria e Jashtme: “S’ka asnjë protokoll të ri, njihen si më parë”

Ministria e Punëve të Jashtme ka reaguar në lidhje me lajmin mbi protokollin e autoriteteve greke për hyrjet e qytetarëve në territorin e saj.

Përmes një njoftimi për mediat, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Greqisë se nuk ka asnjë ndryshim në rregullat e vendosura anti -Covid, lidhur me testet apo vaksinën.

Sipas ministrisë, i vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID- 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit nëpër territorin grek.

Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme

Pas publikimit në media të një informacioni që krijoi paqartësi lidhur me hyrjen apo qarkullimin në territorin e Greqisë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme pas komunikimit zyrtar me autoritetet e vendit fqinj informon shtetasit shqiptarë se:

1. Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor të protokollit të COVID – 19 për hyrjen apo lëvizjen e shtetasve shqiptar në territorin grek.

2. Të gjitha certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga autoritetet shqiptare njihen dhe janë të vlefshme në Greqi njesoj si më parë.

3. Raste sporadike të problemeve me leximin e këtyre certifikatave nga sistemet respektive të shtetit grek nuk jane te kufizuara tek dokumentet shqiptare por janë vërejtur për shtetas të kombësive të ndryshme që jetojnë e punojnë në Greqi. Këto probleme lidhen vetëm me funksionimin e këtij sistemi të ndërtuar e menaxhuar nga strukturat në Greqi.

4. Shtetasit shqiptarë të pajisur me certifikatë vaksinimi lëshuar nga autoritetet shqiptare, duhet të shkarkojnë këto certifikata nga llogaria e tyre në e-albania njësoj si më parë.

I vetmi ndryshim në rregullat ndaj COVID – 19 publikuar sot nga Shërbimi Aeroportual Civil i Republikës së Greqisë lidhet me moshën e të miturve që duhet të paraqesin test COVID, përpara udhëtimit nëpër territorin grek.

Konkretisht:

– Në dallim me udhëzimin e mëparshëm aeroportual për fluturimet brenda vendit drejt të gjitha destinacioneve të Greqisë, udhëtarët e mitur nga mosha 4 deri në 17 vjeç mund të udhëtojnë me avion me paraqitjen e testit brenda 24 orëve, në ndryshim nga 4 deri 11 vjeç që parashikohej më parë.

Rregullat e tjera mbeten te pandryshuara, si më poshtë:

– Udhëtarët drejt të gjitha destinacioneve në Greqi duhet të përmbushin një nga kushtet e mëposhtme:

• Të kenë përmbushur të paktën përpara 14 ditëve vaksinimin për Covid-19 dhe të paraqesin vërtetim/çertifikatë vaksinimi. Çertifikata digjitale evropiane Covid-19, gjithashtu është e pranueshme. Çertifikata e vaksinimit përmban emrin mbiemrin, llojin e vaksinës dhe numrin e dozave.
• Të paraqesin çertifikatën e infektimit e cila lëshohet 30 ditë pas testimit të parë pozitiv dhe e cila vlen 180 ditë pas kësaj.
• Udhëtarët e fluturimeve brenda Greqisë, të cilët nuk janë vaksinuar, duhet të kenë rezultat negativ të testit PCR, kryer brenda 72 orëve nga dita e nisjes, ose brenda 48 orëve me rapid test para nisjes së fluturimit.
• Të miturit nga 4 deri në 17 vjeç mund të kryejnë udhëtimet e tyre me avion edhe me rapid test deri në 24 orë nga ora e fluturimit.

Këto certifikata mund paraqiten ose të printuara nga platformat www.gov.gr ose HTTPS://SELF-TESTING.GOV.GR, ose në forme digjitale me kontroll të njëkohësishëm të identitetit.
Shtetasit e huaj që hyjnë në territorin grek mund të paraqesin çertifikatën e vaksinimit ose vërtetimin e infektimit ose testin negativ, në gjuhën greke, angleze franceze, gjermane, spanjolle, italiane ose ruse. Kusht i domosdoshëm është që shkresa të jetë lëshuar nga autoritet publik dhe në përputhje me legjislacionin vendas. Nëse këto kontrolle janë kryer jashtë vendit dhe janë të vlefshëm gjatë momentit të hipjes së udhëtarëve në avion, këto vërtetime pranohen me të njëjta kushte siç lejohet hyrja e tyre në Greqi.

Për cdo informacion të mundshëm që lidhet me rregullat e lëvizjes në vendet e BE dhe jo vetëm, lutem informohuni në rubrikën e posacme të MEPJ: https://punetejashtme.gov.al/map.html

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...

Kroacia ndalon telefonat në shkolla: Studimi zbulon se nxënësit i përdorin kryesisht për argëtim

0
Në Kroaci ka hyrë sot në fuqi ndalimi i përdorimit të telefonave celularë në shkollat fillore dhe të mesme, një masë që synon të...