23.5 C
Tiranë
Saturday, May 23, 2026
spot_img

“Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e integrimit”/ Reporterja e PE: “E kenaqur qe kuvendi ka nisur punen me bashpunim mes opozites dhe maxhorances”

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian Isabel Santos përmes një konference për media tha se dialogu mes mazhorancës dhe opozitës në Kuvend është i rëndësishëm për të garantuar Vetingun dhe vazhdimin e Reformës në Drejtësi.

Besoj që opozita dhe mazhoranca do kenë një angazhim në të ardhmen duke marrë parasysh interesat e Shqipërisë, dhe interesi i Shqipërisë është zgjatja e mandatit të Vetingut”, tha Isabel Santos.

Santos tha gjithashtu se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha hapat e duhur për mbajtjen e konferencës së parë Ndërqeveritare.

Sa i përket ligjit për mediat, ajo tha se duhet të merren parasysh rekomandimet dhe se nga mazhoranca i është konfirmuar se s’do vijohet me projektligjin.

Integrimi i qytetarëve të Shqipërisë në BE po ndodh dita ditës falë kësaj pune që po bëhet. Janë shenja të qarta dhe të pamohueshme të solidaritetit evropian për Shqipërinë

Ne kemi thënë Shqipëria është gati për hapin tjetër në procesin e integrimit. Shqipëria i ka përmbushur të gjitha hapat e duhur për mbajtjen e konferencës së Parë Ndërqeveritare. Dua të them që jam shumë e kënaqur që shoh e pas zgjedhjeve kuvendi ka filluar punën. Unë e kuptoj rendesinë e kuvendit si vendi që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve. Jam e kënaqur qe kuvendi. Jam e kenaqur qe kuvendi ka nisur punen me bashpunim mes opozites dhe maxhorances.

Ky dialog mund te behet shume i rendesishem. Sa i perket mediave mora konfirmimin qe mazhoranca nuk do te vijoi me projektligjin per mediat. Shqipëria të marrë parasysh rekomnadimet për ligjin e medias. Duhet reformimi i sistemit të drejtësisë. Të vijojmë me të njëjtat procedura deri në momentin që çdo gjyqtar apo prokuror të ketë kaluar në proces. Isha e kënaqur të degjoja që kuvendi ka kërkuar opinionin e Komisionit të Venecias për këtë çështje. Unë besoj që kjo gjë është e rëndësishme për zgjedhjet e tjera, pra reforma për sistemin zgjedhore.

Dua të jap një mesazh të rëndësishem. Në Europë ka mnjë mazhorancë që e kupton progresin që po bën Shqiperia dhe duan që të integrohet.Ka ardhur koha tashmë që Shqipëria të shpërblehet për reformat. Ta mbështesim”- tha ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kuvendi miraton me 110 vota ndryshimet në rregullore, pas marrëveshjes PS–PD; SPAK nuk do...

0
Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro ndryshimet në rregulloren parlamentare, pas një dakordësie mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, që solli tërheqjen e...

FIFA po shqyrton zgjerimin e Kupës së Botës pas 2026: “Ideja ende larg realizimit”

0
Me afrimin e Kupës së Botës 2026, FIFA ka nisur të diskutojë mundësitë për ndryshime të mëtejshme në formatin e turneut pas përfundimit të...

Nëna e Matthew Perry-t dëshmon në gjykatë: “Ish-asistenti nuk e mbrojti dhe u përfshi...

0
Suzanne Perry, nëna e aktorit të ndjerë Matthew Perry, ka dëshmuar në gjykatë gjatë seancës së dënimit të ish-asistentit të tij, Kenneth Iwamasa, i...

Britania e Madhe akordon 23 milionë euro për luftën kundër Ebola-s në Kongo; OBSH...

0
Britania e Madhe ka njoftuar një paketë të re financimi deri në 23 milionë euro për të mbështetur përpjekjet kundër përhapjes së Ebola-s në...

Ekspertët e shëndetit mendor: “Si ta përballoni një ndarje dhe gabimet që e zgjasin...

0
Ekspertët e shëndetit mendor theksojnë se ndarjet në marrëdhënie janë gjithmonë të vështira dhe përjetohen ndryshe nga çdo individ, duke sjellë emocione si trishtim,...