10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Horoskopi ditor, e mërkurë, 10 Nëntor 2021

Dashi

Mund të ndiheni sikur dikush po “sulmon” lumturinë tuaj. Humbja e kaq shumë gjërave në të njëjtën kohë mund t’ju bëjë të stresoheni më shumë se sa duhet. Do të filloni të shihni dritën në fund të tunelit për shkak të aftësisë suaj për të qenë të vetëdijshëm për atë që po ndodh rreth jush tani.

Demi

Ju keni bërë disa gabime dhe tani besimi që kishit në zërin tuaj të brendshëm nuk është më aq i fortë sa dikur. Kjo ka bërë që besimi juaj te vetja të lëkundet që në themele. Por nëse nuk mund t’i besoni vetes, kujt mund t’i besoni vërtet? Kjo është një kohë e mirë për të rikuperuar atë që keni humbur.

Binjakët

Ju nuk keni dështuar. Por kohët e fundit keni kaluar aq shumë gjëra sa që kanë qenë përtej aftësive tuaja për t’i përballuar. Mos u shqetësoni se çfarë mendojnë të tjerët për ju ose si ndihen ata për zgjedhjet e jetës suaj.

Gaforrja

Duhet të vendosni se cili është qëllimi i jetës suaj. Çfarë është ajo që dëshironi të bëni në të vërtetë? Imagjinoni se si do të ishte të dilnit përtej kufijve tuaj dhe të arrinit suksesin që gjithmonë keni dashur.

Luani

Është e vështirë të kuptosh se në çfarë duhet të fokusohesh. Në fakt, kohët e fundit mund të ndiheni sikur mund të përfshiheni kudo. Vendosini vetes një qëllim dhe jini të vendosur për ta përmbushur deri në fund.

Virgjëresha

Vëreni veten në vend të dikujt tjetër. Ju mund të dukeni pak paragjykues kur nuk jeni. Mundohuni t’i shihni gjërat nga këndvështrimi i tjetrit. Ju mund të habiteni kur të shikoni se sa të ngjashëm jeni vërtet.

Peshorja

Jeni pak të pavendosur sot dhe ndoshta problemi është se mendoni shumë për gjëra që nuk mund t’i kontrolloni. Ajo që mund të bëni është të përpiqeni të jeni të ekuilibruar në gjërat që thoni dhe bëni. Jetoni jetën tuaj në një mënyrë që ju sjell pasion dhe paqe.

Akrepi

Çështjet e kontrollit janë të vështira në marrëdhënie dhe kur përpiqeni të ushtroni fuqinë tuaj, atëherë filloni të krijoni armiq. Mundohuni të qëndroni në marrëdhënie të mira me të tjerët. Edhe njerëzit që mendoni se nuk ju pëlqejnë, kanë një qëllim në jetën tuaj.

Shigjetari

Jini të durueshëm me veten. Ju do të arrini atje ku dëshironi për sa i përket financave. Ju nuk keni nevojë të krahasoni veten me të tjerët. Ju do të keni shumë shpejt atë që dëshironi dhe që ju nevojitet nëse vazhdoni të punoni me këmbëngulje.

Bricjapi

Lëreni dyshimin dhe shqetësimet mënjanë. Shikojini gjërat përmes një lente dashurie. Kur të kuptoni se njerëzit janë më shumë një reflektim i asaj që ju vërtet jeni, do ta kuptoni se sa fuqi kanë fjalët tuaja.

Ujori

Ju jeni krijuar për të qenë të suksesshëm. Pra, nuk ka nevojë të konkurroni me kolegët tuaj ose të keni një qëndrim se dikush tjetër mori një ofertë që ju e dëshironit. Ka diçka të destinuar vetëm për ju e cila do të vijë së shpejti. Besoni në potencialin dhe mundësitë tuaja.

Peshqit

Gjëra të shkëlqyera do t’ju vijnë së shpejti. Sigurisht, kjo mund të kërkojë një ndryshim të vogël nga ana juaj, por asgjë që nuk mund ta përballoni. Do të jeni shumë të lumtur që nuk hoqët dorë dhe do të ndaloni së ndjekuri pasionin dhe ëndrrat tuaja

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...