Ardi Veliu bëhet pjeseë e kabinetit ‘Rama’.
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu emërohet zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, që drejtohet nga Belinda Balluku.
Veliu vetëm pak kohë më parë u dorëhoq nga drejtimi i Policisë së Shtetit, ku përmes një letre drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi argumentonte vendimin e tij.