35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Akuzohet se ka komunikuar me ‘të fortin e Elbasanit’/ Gazment Bardhi hedh poshtë akuzat: “Të më akuzosh mua që flas në telefon me Suel Çelën, ose je duke mbuluar atë që je duke bërë vetë”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi i ka hedhur poshtë akuzat që janë raportuar në disa media se ai ka komunikime telefonike me Suel Çelën, i njohur si “i forti i Elbasanit”, personazh shumë i lakuar dhe i përfolur nga drejtësia shqiptare, pasi është akuzuar për përfshirje në bandat e Elbasanit.

Gjatë konferencës me gazetarët, Bardhi tha se nuk ka asnjë lidhje me Suel Celën, 30-vjeçarin që është akuzuar për tentativë vrasje të efektivëve të policisë së Elbasanit, incident i ndodhur në tregun agro-ushqimor të Elbasanit më 18 shtator të vitit 2017.

Bardhi theksoi se Çela po thërret një për një demokratët në Elbasan për të mbledhur firmat për Kuvendin Kombëtar të PD-së.

“Më kanë akuzuar se flas në telefon me Suel Çelën, por ai e di shumë mirë se unë nuk flas. Unë e kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për atë që punon për tv tuaj (Syri Tv). Sot ky individ, çela thërret dhe i nxjerr përpara formularin dhe drejtues të PD. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh. Nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit që t’ja mbledh firmat për kuvendin Suel Çela.

Don apo s’doni ju. Akuza krejtësisht ndaj meje dhe kryetarit të partisë. Është e drejta jonë të mendojmë ndryshe. Të më akuzosh mua që flas në telefon me Suel Çelën, ose je duke mbuluar atë që je duke bërë vetë. Për këtë që sapo thash mbaj përgjegjësi të plotë. Për këtë janë në dijeni demokratët e Elbasanit. Harrojeni se thërret banda dhe krimi i organizuar Kuvend kombëtar të Krimit të Organizuar.”, tha Bardhi.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...