35.7 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Shqiptarja plagos rëndë me armë zjarri bashkëshortin e saj,në Greqi, në sy të fëmijës 13-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi ku një grua ka qëlluar me armë zjarri ish-bashkëshortin e saj në sy të fëmijës së tyre 13-vjec i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën. Ngjarja ndodhi në rrugën “Filikis Eterias”, në Chalandri, të Greqisë.

Bëhet fjalë për shtetasen me origjinë nga Shqipëria,  Klodiana Celo Pavlidou, e cila menjeherë është arrestuar nga policia. Ajo e ka pritur bashkëshortin e saj teksa po merrte nga shkolla vajzën e tyre 13-vjeçare.

Ajo e ka qëlluar me armë zjarri disa herë në bark bashkëshortin, me të cilin ndodhej në një proces gjyqësor për sa i përket kujdestarisë së fëmijës dhe detyrimeve që rrjedhin prej saj. I plagosuri, i cili ndodhet në spital dhe po lufton për jetën, është identifikuar si Jorgos Neos, mjek okulist i njohur në Athinë.

Fqinjët pohojnë se gruaja nga Shqipëria e shqetësonte shpesh, bashkëshortin e saj, me shumë gjasa, siç kishte thënë viktima, për faktin se nuk e lejonte ta shihte fëmijën për shkak të karakterit të çrregullt.

opennews.al
opennews.al

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...