10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“Demokratët dëgjohen duke i nxjerrë nga kasaforta”/ Bardhi “Deri dje bërtitej për të mbledhur Kuvendin Kombëtar dhe sot që është dita nuk ndiqet procedura”

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka përsëritur disa herë thirrjen që firmat e mbledhura për thirrjen e Kuvendit të dorëzohen zyrtarisht dhe protokollohen.

Ai deklaroi se demokratët dëgjohen duke i nxjerrë nga kasaforta. Institucion nuk është kasaforta, është mjet personal.

“PD është një institucion, ju jeni dëshmitar, ka një zyrë protokolli ku protokollohet çdo shkresë që hyn apo del nga PD. Çdo shkresë ka një numër protokolli dhe një datë, nuk besoj se i protokollon zyra tek dera. Këtë e di shumë mirë zoti Paloka. Nuk e dija që z. Paloka i ka dhënë vetes kompetencës për të qenë zyra e protokollit. Z. Paloka e di shumë mirë se ushtron funksione të larta. Kryetari i Këshillit Kombëtar është një zyrtar i lartë i PD, nuk është roje kasaforte.Çdo rregull deri në momentin kur nuk janë miratuar akte të tjera nënstaturore, është i zbatueshëm. Ndaj ju lexova rregullat e statutit të 2009, për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Rregullat nënstaturoe janë sot të aplikueshme. Procesi është i qartë, dorëzohet kërkesa me shkrim. Kjo kërkesë shqyrtohet dhe kryesia e merr në shqyrtim”, tha ai.

Bardhi theksoi se “mund të ketë në datën 11 një miting por kuvend kombëtar të PD-së ka kur atë e thërret kryesia e partisë, ¼ të anëtarëve të Kuvendit Kombëtar, ose ¼ e anëtarëve të partisë”.

“Unë nuk jam institucion që do duhet t’i provojë dikujt diçka, ka një pretendim që janë siguruar firma për thirrjen e Kuvendit Kombëtar. Deri dje bërtitej për të mbledhur Kuvendin Kombëtar dhe sot që është dita nuk ndiqet procedura. Dhe tani që nuk janë ¼ e firma dhe zëri i këtyre demokratëve duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë. Dhe nëse janë 1/10 e delegatëve, apo anëtarëve të dalin nga aty, të protokollohen dhe t’i dërgohen kryesisë së partisë. Demokratët dëgjohen duke i nxjerrë nga kasaforta. Institucion nuk është kasaforta, është mjet personal. Unë nuk kam kasafortë në zyrën tim sepse nuk kam çfarë fsheh, secili mund të mbyllë hallet personale në kasafortë, por jo demokratët. Demokratët kanë vetëm një hall, rrëzimi një orë e më parë i regjimit të Edi Ramës”, deklaroi Bardhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...